7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Çuditë e një qytet-shteti: në Vatikan, aty ku nuk lindin fëmijë

Më të lexuarat

Qyteti i Vatikanit është vendi më i vogël në botë, i vendosur në Romë, kryeqyteti i Italisë. Ai zë vetëm 44 hektarë dhe është e banuar nga rreth 799 njerëz.

Rreth 5 milion turistë kalojnë në Vatikan çdo vit, dhe i gjithë vendi mbrohet nga UNESCO, dhe kjo është një tjetër gjë që e bën atë të veçantë.

Njihuni me fakte të tjera të pazakonta rreth Vatikanit:

95 përqind e popullsisë është mashkull

Popullsia e Vatikanit është e përbërë kryesisht nga personalitete të Kishës Katolike dhe Garda Zvicerane,  ushtria e cila e ruan vazhdimisht atë. Vetëm 5 përqind e popullsisë janë gra dhe fëmijë të ushtarakëve.

Shtetësia e Vatikanit nuk mund të jetë e përhershme

Ajo merret nga Shteti i Vatikanit dhe nëse keni një pasaportë të këtij shteti nuk mund të keni asnjë tjetër. Përjashtim bën Papa Françesku, i cili ruajti nënshtetësinë argjentinase, dhe Papa Benedikti XVI, i cili mbajti nënshtetësinë e tij gjermane.

Një pasaportë e Vatikanit është e barabartë me një pasaportë diplomatike dhe rrallë merret. Kur të përfundojë shërbimi në Selinë e Shenjtë, shtetësia e Vatikanit hiqet dhe automatikisht jepet ajo italiane. Nëse nuk keni shtetësinë e kësaj enklave fetare, është e ndaluar të jetoni në të qoftë dhe një ditë. Fëmijë të rrallë që kanë privilegjin të rriten në Vatikan gjithashtu humbasin shtetësinë e tyre kur mbushin 18 vjeç ose më herët nëse prindërit e tyre humbasin të drejtën për të jetuar aty.

I gjithë vendi mbrohet nga UNESCO

Vatikani është i vetmi vend i mbrojtur plotësisht i UNESCO-s. Çdo ndërtesë në këtë vend konsiderohet e një rëndësie të veçantë.

Fotografia dhe të folurit normal janë të ndaluara në Kapelën Sistine

Kapela Sistine është një nga arsyet kryesore për të vizituar Vatikanin për një numër të madh turistësh. Edhe ata që kanë parë gjysmën e botës, mbeten të magjepsur nga përmasat e saj dhe pamja e pafund. Por vetëm shikimi dhe pëshpëritjet lejohen në këtë ndërtesë. Fotografimi dhe të folurit me zë ndëshkohen.

Të Premten e Mirë, ju mund të shihni Papën të shtrirë në mes të kishës

Eshtë një ceremoni e quajtur “Pasioni i Krishtit”, i cili fillon me Papën, i veshur me të kuqe, i shtrirë para altarit përballë, ndërsa priftërinjtë gjunjëzohen pas tij. Në këtë pikë, të gjithë luten në heshtje të plotë, dhe pastaj lutja thuhet me zë të lartë.

Që një grua të jetojë në Vatikan, ajo duhet të martohet me një roje zvicerane

Ka disa gra që mund të punojnë në Vatikan (stacione radio dhe gazeta), por të jesh një qytetare nga Vatikani është pothuajse e pamundur. Mënyra e vetme është të martoheni me një anëtar të gardës, të asaj pra që ruan Vatikanin. Por nuk është edhe aq e thjeshtë – një roje mund të martohet vetëm nëse ai ka një leje të veçantë dhe vetëm nëse ka marrë gradën e Kaporalit. Dhe nusja e ardhshme duhet të marrë licencën e martesës së Vatikanit. Është gjithashtu interesante që Garda Zvicerane punëson vetëm burra të pamartuar.

Vendi i vetëm me një normë zero lindjeje

Kjo lehtësisht mund të shpjegohet me faktin se nuk ka materniteti në Vatikan. Foshnjat e kësaj enklave vijnë nga spitalet e Romës.

Vatikani ka ambasadën e tij në Itali

Kjo është gjithashtu unike për Vatikanin – ajo ka ambasadën e saj dhe në vendin ku është vendosur. Megjithëse është në të vërtetë një vend brenda një shteti, Vatikani nuk lejon që të përfaqësohet nga njerëz “të huaj”. Kjo është arsyeja pse Italia dhe Vatikani kanë shumë traktate dhe marrëveshje.

Ka pikën e karburantit më të lirë në Itali

Çmimet e karburantit në Vatikan janë një ëndërr për të gjithë italianët, por vetëm automjetet me status të posaçëm mund të furnizohen aty.

Posta më e njohur në botë

Zyra Postare e Vatikanit konsiderohet si një nga më të mirat në botë. Nuk ka radhë, nuk ka vonesa, kështu që disa italianë preferojnë të dërgojnë letrat e tyre përmes saj. Numri më i madh i letrave në të gjithë botën dërgohet nga kjo postë – 2.5 milion letra, 7 milion kartolina dhe 20,000 pako dërgohen çdo vit.

Dyqanet e Vatikanit nuk e dinë se çfarë është taksa

Për shkak se nuk ka taksë, blerja në dyqanet e Vatikanit është rreth 25 përqind më e lirë, dhe ky rregull vlen për produkte ushqimore, veshje dhe këpucë të markave të njohura. Por njerëzit e thjeshtë nuk mund të shkojnë në këto dyqane; ato janë vetëm në dispozicion të banorëve të Vatikanit.

Hekurudha më e shkurtër në botë

Hekurudha e Vatikani është e gjatë vetëm 914 metra, nga të cilat vetëm 304 kalojnë përmes Vatikanit. Më parë, vetëm Papa e përdori atë për udhëtimet e tij në Romë, por kohët e fundit ajo është gjithashtu në dispozicion për turistët.

Një bibliotekë me gati 2 milion libra

Biblioteka e Vatikanit u themelua nga Papa Sixtus IV në shekullin e 15-të, dhe ajo ende mbushet me tituj të rinj. Sot ajo përmban rreth 1.6 milion libra të shtypur, 150,000 dorëshkrime, më shumë se 100,000 gdhendje dhe dosje, dhe 300,000 monedha dhe medalje.

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, një nga kishat më të mëdha katolike në botë

Ndërtimi i Bazilikës së Shën Pjetrit filloi në mesin e shekullit të 16-të dhe ka qenë në ndërtim e sipër për 120 vjet. Eshtë pothuajse 220 metra e gjatë, më shumë se 150 metra e gjerë dhe 133 metra e lartë. Dhoma kryesore mund të strehojë rreth 15,000 njerëz, me deri në 80,000 dhoma përreth. Sot ajo është kisha e dytë më e madhe katolike në botë – e zhvendosur nga e para prej bazilikës  “Zonja e Paqes” në Bregun e Fildishtë, e ndërtuar në 1989. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit