10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Cristiano Ronaldo: Mos i harroni fëmijët refugjatë sirianë

Më të lexuarat

“Për pesë vite ndoshta ka ndryshuar shumë, por për fëmijët refugjatë nuk ka ndryshuar asgjë. Andaj mos i harroni”, shkroi Ronaldo

Lojtari i kombëtares së Portugalisë dhe njëherit edhe i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dërguar mesazh mbështetjeje për fëmijët që vuajnë pasojat e luftës në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Ronaldo në rrjetet sociale publikoi një fotografi me etiketën e organizatës “Save the Children”, ku shkroi: “Për pesë vite ndoshta ka ndryshuar shumë, por për fëmijët refugjatë nuk ka ndryshuar asgjë. Andaj mos i harroni”.

Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez apelon për mbështetje ndaj fëmijëve refugjatë. Ronaldo më parë u dërgoi ndihmë fëmijëve sirianë në ushqim, veshmbathje dhe mjete mjekësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit