6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Cristiano Ronaldo mesazh në mbështetje për fëmijët e Sirisë

Më të lexuarat

Ylli i Real Madrid-it dhe njëri nga futbollistët më të mirë në botë Cristiano Ronaldo ka dërguar një mesazh të ri në mbështetje për fëmijët e Sirisë.

Asi portugez i futbollit Ronaldo mbështet punën e organizatës ndërkombëtare “Save the Children”, ndërsa në rrjetet sociale publikoi video-mesazhin në të cilin tregon për tragjedinë nëpër të cilën kalojnë fëmijët sirianë.

“Bëhu i fortë, ki vetëbesim dhe asnjëherë mos hiq dorë”, i porositi Ronaldo fëmijët në Siri.

Ai muajin e kaluar në rrjetet sociale tregoi për vuajtjet e civilëve në Gutën Lindore.

Për fëmijët e Sirisë më herët Ronaldo përmes organizatës “Save the Children” ka dhuruar ushqim, veshmbathje dhe pajisje mjekësore dhe tregoi se është i vetëdijshëm për përgjegjësinë në shoqëri./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit