10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

COVID-19 dhe rëndësia e dhurimit vullnetar të gjakut në kohë pandemie

Më të lexuarat

Nga Dr Jeton Zenuni, Specialist Transfuziolog

Mbyllja e shkollave, fakulteteve dhe puna nga shtëpia kanë rezultuar në rënien e numrit të aksioneve për dhurimin e gjakut, andaj personat e shëndetshëm janë të nevojshëm tani dhe gjatë muajve në vijim për të dhuruar gjak për pacientët në nevojë.

Dhurimi është një proces i sigurt dhe njerëzit nuk duhet të hezitojnë të dhurojnë apo marrin gjak ose trombocite. Qendrat për dhurimin e gjakut janë ambiente të sigurta, ku dhuruesit kontrollohen për t’u siguruar se janë të shëndetshëm dhe nuk janë të ekspozuar ndaj virusit.

Të gjitha llojet e gjakut janë të nevojshme, madje edhe personat të cilët nuk kanë dhuruar kurrë më parë inkurajohen të vijnë.

Megjithëse nga spitalet është kërkuar të ruajnë gjakun në maksimum, ka ende njerëz në komunitetin tonë që do të kenë nevojë për gjak gjatë javëve të ardhshme.

Kjo mungesë gjaku mund të ndikojë tek pacientët që kanë nevojë për t’iu nënshtruar ndonjë operacioni, pastaj për viktimat e aksidenteve të trafikut dhe urgjencave të tjera, ose pacientët që po luftojnë kancerin. Një nga veprat më të rëndësishme që mund të bëni për t’u siguruar që të mos kemi një krizë tjetër të kujdesit shëndetësor gjatë epidemisë së koronavirusit, është të dhuroni gjak tani.

Gjaku ka një jetëgjatësi të kufizuar në frigorifer andaj edhe çdo dozë e lëshuar klinikave duhet të plotësohet vazhdimisht. Qendra për Transfuzionin e Gjakut mbështetet tek vullnetarët që dhurojnë gjak, për t’u siguruar që spitalet dhe pacientët të kenë dozat e mjaftueshme të gjakut, plazmës dhe tromobociteve që u nevojiten.

Dhurimi dhe transfuzioni i gjakut është i sigurt! Nuk ka asnjë provë që ky virus mund të transmetohet përmes transfuzionit, ashtu siç nuk ka ndodhur as me dy viruset tjera, SARS-1 dhe MERS-CoV që kanë shkaktuar epidemi që nga viti 2000.

Dhuruesit vullnetarë duhet të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ndihen mirë ose nëse i janë ekspozuar dikujt që është testuar ose që ka rezultuar pozitivisht për COVID-19, nëse kanë temperaturë, gjendje gripoze dhe ata persona qe kanë pasur udhëtime nga vendet me prevalencë të lartë per COVID 19, brenda 28 ditëve të fundit.

Ju falënderojmë që jeni gjithmonë pranë pacientëve, të cilët në këtë rast mund të jenë miqtë tanë, fqinjët tanë, fëmijët tanë, pra anëtarët e familjes sonë./Familjadheshendeti

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit