16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

CORONA

Më të lexuarat

Të gjithë jemi dëshmitarë të përhapjes së virusit Corona, virus i rrezikshëm dhe vdekjeprurrës. Simptomat janë: temperatura e lartë, kollitje me pështymë dhe gjak, humbja e fuqisë, dehidrimi etj. Për shkak se ky virus është përhapur në Kinë, çdo kinez apo person që pëngjan si kinez në sytë e tona paraqitet potencial i virusit. Nuk dua të flas mbi virusin si problem shëndetësor, me këtë le të merret mjeksia. Dua të flas për viruset që janë prezent në shoqërinë tonë dhe prandaj i emërtova si Corona virus. Të filloj nga shtëpia, aty ku fëmija nuk respekton prindërit është Corona; mospërshëndetja e fqiut është Corona; parkimi jo i mirë i makinës është Corona; zhurma e makinave dhe shpejtësia e të njëjta e është Corona; ndëgjimi i ezanit dhe mospërgjigjja është Corona; moslëshimi i vendeve për tu ulur të moshuarit është Corona; veshja provokative – Corona; mosrespektini i mësuesit – Corona; kopjimi në teste – Corona; mosleximi i librave – Corona; Jeton si musliman e asnjëherë nuk të ka shkuar ndërmend ta lexosh Kur’anin në gjuhën amtare – Corona; nënçmimet nëpër sportele – Corona; marrja e ryshfetit – Corona; marrja e vendeve të punës pa meritë – Corona; mosmbajtja e rendit nëpër vende ku pritet për ndonjë punë – Corona; premtimet e pamundura duke gënjyer të udhëheqësve partiak – Corona; papërgjegjësia mbi pronën shoqërore – Corona; etj. Ka edhe shumë vende ku mund të paraqitet ky virus shoqëror i cili është më i rrezikshëm se vet virusi, se në rastin tonë duhet tërë popullin ta fusim në karantinë e që s’bëhet kurrë, PRANDAJ BASHKËUDHËTARË:
– të punojmë për përmirësimin e veseve tona për një ditë më të mirë e aty ku paraqiten këto devijime thuani haptas CORONA!
“Kur të shihni një të keqe ndaleni me dorë, po nuk mundët me dorë atëherë provoni me fjalë. Po nuk mundët edhe me fjalë atëherë me zemër. Dijeni se kjo është shkalla më e ulët e imanit” – hadith

 

Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit