12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çomski – 10 strategji të manipulimit me njerëzit

Më të lexuarat

1. LARGIMI I VËMENDJES

Vëmendjen e publikut ta largosh nga problemet më me rëndësi në ato të parëndësishme. Angazhimi i publikut me vërshim informata të parëndësishme që njerëzit të mos mendojnë dhe përfitojnë njohuritë bazë në kuptimin e botës.

2. KRIJIMI I PROBLEMEVE

Kjo metodë emërtohet edhe “problem – reaksion- zgjidhje”. Duhet krijuar problem, ashtu që një pjesë e publikut të reagojë në të. P.sh. krijimi dhe transmetimi i dhunës me qëllim, ashtu që publiku më lehtë ta lirinë e kufizimit, krizën ekonomike ose të arsyetohet shkatërrimi i shtetit social.

3. NDRYSHIMI GRADUAL

Me qëllim të pranimit të ndonjë vendimi të papranueshëm, duhet futur në mënyrë graduale, të ngadaltë, me muaj apo me vite. Ndryshimet të cilat mund hasin në rezistencë po qe se realizohen menjëherë apo në afat të shkurtë, realizohen me politikën e hapave të vogël. Ashtu bota ndryshohet me kohën, ndërsa ai veprim nuk zgjon e zgjon vetëdijen rreth ndryshimeve.

4. PROLONGIMI

Edhe një mënyrë e përgatitjes së opinionit për ndryshime jopopullore është paralajmërimi i tyre shumë më herët. Njerëzit në atë mënyrë nuk e ndjejnë menjëherë rëndësinë e ndryshimeve. Përveç kësaj “edhe shpresa e mirëqenies përbashkët” e lehtëson pranimin e tij.

5. PËRDORIMI I FJALORIT FËMIJËROR

Kur të rriturve u flitet sikur fëmijëve, kemi dy efekte të dobishme: opinioni shtyp vetëdije kritike dhe ky mesazh ka ndikim më të madh tek njerëzit. Ai mekanizëm në përmasë të mëdha përdoret gjatë reklamimit.

6. ZGJIMI I EMOCIONEVE

Keqpërdorimi i emocioneve paraqet teknikë klasike. Vetëdije kritike zëvendësohet me impulse emotive (zemërim, frikë etj.). Përdorimi i regjistrit emotiv mundëson qasje të pavetëdijshmes, ndaj më vonë është e mundur në atë nivel të realizohen ide, dëshira, brenga, ndruajtje apo shtrëngim, ose shkaktim i sjelljes së caktuar.

7. PADITURIA

Shtresave të ulëta duhet pamundësuar qasjen mekanizmave të të kuptuarit e manipulimit. Cilësia e edukimit e shtresave më të ulëta duhet qenë nën mesataren, ashtu që gremina me edukimit të shtresave të larta nga ato të ulëtat të mbetet i i pakapërcyeshëm.

8. ZBUKURIMI I ABSURDITETEVE
Opinionin duhet inkurajuar në pranimin e mediokritetit. Është e nevojshme t’i bindim njerëzit se është në trend, këshillohet të qenit budalla, vulgar i paarsimuar. Gjithashtu duhet shkaktuar rezistencë ndaj kulturës dhe shkencës.

9. KRIJIMI I NDJENJËS SË FAJËSISË

Duhet bindur çdokënd se ai dhe vetëm ai është përgjegjës i fatkeqësisë personale, për shkak të njohurive të pakta, aftësive të kufizuara apo mundit të pamjaftueshëm. Ashtu i pasigurt dhe i nënçmuar, individi i ngarkuar me ndjenjën e fajësisë, do të heq dorë nga kërkimi i shkaqeve të vërteta të pozitës së tij dhe rebelimit kundër sistemit ekonomik.

10. KEQPËRDORIMI I DITURISË

Zhvillimi i shpejtë i shkencës gjatë 50 viteve të fundit krijon një rritje të humnerës në mes njohurive të opinionit dhe atyre që e posedojnë dhe përdorin, elitat qeverisëse. “Sistemi”, me meritat e biologjisë, neurologjisë dhe psikologjisë praktike, ka qasje në njohuritë e avancuara rreth njeriut në planin fizik dhe psikologjik.

Përshtati: Lutfi Muharemi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit