9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çokollata dhe truri

Më të lexuarat

Shumicës së njerëzve u pëlqejnë çokollatat dhe kakaoja thjesht sepse kanë shije shumë të mirë. Por ato do të na pëlqejë edhe më shumë kur mësojmë se përveç shijes, çokollata shoqërohet me përfitime për trurin. Faith Lapidus e Zërit të Amerikës sjell më shumë hollësi.

Dy filxhanë me kakao në ditë mund të ndihmojë shëndetin e trurit. Një formë e zakonshme e demencës shkaktohet nga mungesa e qarkullimit të sasisë së mjaftueshme të gjakut në tru. Neurologia në fakultetin e mjeksisë në Universitetin Harvard, Farzaneh Sorond donte të kuptonte se si furnizimi i trurit me gjak ndikon në aftësitë e të menduarit.

Ajo kreu një studim me një grup prej 60 personash me moshë mesatarisht 73 vjeçare, që nuk vuanin nga demenca. Por 18 prej tyre vuanin nga qarkullimi i pamjaftueshëm i gjakut në tru.

Pjesëmarrësit pinë 2 filxhanë me kakao në ditë për një muaj të tërë. Atyre iu bënë analiza rreth kujtesës dhe të menduarit, ndërkohë që neurologia Sorond përdori një mjet me ultratinguj për të matur qarkullimin e gjakut gjatë analizave. Ajo arriti në përfundimin se qarkullimi i gjakut në pjesët funksionale të trurit u shtua si rezultat i analizave që shoqëroheshin me vënien në funksionim të qelizave njohëse të trurit.

Deri në përfundimit të studimit, pjesëmarrësit, që vuanin nga qarkullimi i pamjaftueshëm i gjakut në tru patën një përmirësim të ndjeshëm në analizat e tyre, një rritje prej 8.3 për qind të qarkullimit të gjakut. Pjesëmarrësit e tjerë nuk patën ndryshim.

Ekziston një hipotezë se anti oksidanti flavanol, që gjendet në kakao, ndihmon aftësitë e trurit. Por eksperti i sëmundjes alcaimer, Paul Rosenberg, i cili shkroi një artikull redaksional, që shoqëronte studimin e zonjës Sorond në revistën Neorologjia, thotë se kjo teori nuk qëndron.

“Rezultatet e studimit të saj nuk e mbështesin këtë gjetje. Ajo provoi kakao të pasur me antioksidantin flavanol dhe jo të pasur me këtë antioksidant dhe rezultati nuk ndryshonte”.

Por eksperti Rosenberg i Fakultetit të Mjeksisë në Universitetin Johns Hopkins, e cilëson studimin e saj “një hap të parë të rëndësishëm” për studime në të ardhmen që mund të çojnë në ilaçe më të mira ose kura për sëmundjen e alcaimerit.

“Unë dhe Dr. Sorond jemi miq dhe ne kemi biseduar rreth këtij studimi. Ne nuk jemi gati të themi se pirja e kakaos sjell përfitime mjeksore. Megjithatë është e mundur që kakaoja të përmbajë një element që mund të zhvillohet dhe të sjellë përfitime të tilla”.

Dhe deri sa kjo të ndodhë, njerëzit mund të vazhdojnë të pinë kakao sepse ajo ka një shije të mirë. /Zeriiamerikes/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit