9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Çohu i kërkon PDK-së të sqarojë pretendimin për shpifje

Më të lexuarat

Një raporti hulumtues, në të cilin Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese dhe Organizata Çohu! kanë punuar me muaj të tërë, dhe ku është gjetur se PDK ja u ka shpërndarë financuesve të fushatave të saja elektorale mbi 100 milionë euro përmes tenderëve publik, kjo parti politike i është përgjigjur në një gjysmë faqe komunikatë.

“Vetë shpejtësia e reagimit të PDK së, për dhjetëra faqe punë hulumtuese, tregon se kjo komunikatë është lëshuar pa u lexuar raporti ynë përfundimtar. Për më tepër, kjo komunikatë nuk ka përmbajtur asgjë konkrete, që do të mund të shërbente si përgjigje ndaj fakteve të nxjerra nga hulumtimi ynë. Nuk flet për asgjë konkrete, por komunikata pretendon ta mbrojë demokracinë nga Organizata Çohu! duke i dhënë opinionit përgjigjen e vetë instante, të gatuar prej kohe, sipas së cilës, gjithçka që ekspozon lidhjen e PDK së me shpërndarjen e parasë publike financuesve të fushatave të saja elektorale është shpifje”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Çohu, duke theksuar se në këtë mënyrë, PDK ja ka pretenduar se po e mbron demokracinë duke dërguar një komunikatë të shkruar shpejt e shpejt si një përgjigje të një hulumtimi që ka përfshirë këto elemente:

shikimin e mbi 500 tenderëve publik, leximin e dhjetëra deklaratave të pasurive të zyrtarëve publik, nxjerrjen dhe krahasimin e dhjetëra certifikatave nga biznes regjistri, leximin e dhjetëra raporteve të auditimit, monitorimin për disa vite të raportimit të medieve dhe krahasimin e gjithë këtij materialit me të dhënat e paraqitura në raportet e auditimit të KQZ së, ku pasqyrohen subjektet fizike dhe juridike që kanë financuar fushatat elektorale të PDK së.

“Në këtë mënyrë, PDK edhe njëherë tregon se jo vetëm është tërësisht jo kompetente, por është arrogante dhe ka për dëshirë t’ia mbylli gojën çdokujt. Televizioni publik, i kthyer tashmë në një shërbyes të zakonshëm të PDK së, pa qenë fare në konferencën për shtyp të ÇOHU! dhe QKGH, i ka kushtuar vëmendje më të madhe një gjysmë faqeje reagim të PDK së, pa asnjë argument të vetëm, sesa raportit hulumtues me qindra fakte e dokumente. Kështu, PDK ja, bashkë me RTK në, kanë pretenduar se mund t’i hedhin hi syve opinionit duke nxjerrë reagimin tashmë universal se çka nuk del nga PDK ja është shpifje, është kundër shtetit dhe kundër demokracisë”.

Organizata Çohu! dhe QKGH ja, menjëherë do të fillojnë punën që të shpërndajnë raportin hulumtues mbi 100 milionët e shpërndarë për bizneset e PDK së, si dhe do ta dorëzojnë këtë raport në Prokurorinë Speciale, në Kuvendin e Kosovës, natyrisht në PDK, por edhe tek partitë tjera./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit