20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çmenduri në Rinas. Gruaja e ministrit pret me këngë valle ‘Zotin’ e sektit të dyshimtë indian

Më të lexuarat

Pasagjerët e aeroportit te Rinasit kanë qenë dëshmitarë të një ngjarje sa qesharake aq dhe skandaloze. Në Shqipëri ka mbërritur këto ditë lideri fetar i një sekti të dyshimtë në Indi. Bëhet fjalë për gurunë indian Paramahamsa Vishewanda që drejton sektin “Bhakti marga”.

Guruja indian Paramahamsa Vishewanda, u prit nga ndjekësit e tij shqiptarë, ku ndër më kryesorët është Rovena, bashkëshortja e ministrit Damian Gjiknuri.

Vetë ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, rezulton anëtar aktiv i një sekti të paqartë dhe të dyshimtë, i drejtuar nga një guru indian i quajtur Paramahamsa Vishewandanda.

Në shumë shkrime më median e huaj, ky person herë cilësohet si delirant që thotë se është i dërguar i zotit dhe herë si një mashtrues i klasit të lartë, që u vjedh paratë “besimtarëve” të zgjedhur nga shtresat e pasura të vendeve ku udhëton.

Sot ky lider fetar që ka specialitet “bërjen e nuskave” ndodhet në Shqipëri dhe është pritur në Rinas me një ceremoni të “denjë” për një baba “shpirtëror”.

Në videon më poshtë mund të shihni skenat komike ku qytetarë shqiptarë me veshje popullore ulen dhe i puthin këmbët, si dhe këndojnë këngë indiane.

Por sido që të interpretohet kjo video, veç anës qesharake ka dhe një element serioz. Emri i indianit Paramahamsa Vishewanda është i lidhur ngushtë me familjen e ministrit të Transporteve, Damian Gjiknuri. Ministri së bashku me bashkëshorten e tij, Rovena janë ithtar të sektit që drejtohet nga indiani. Si rregull gjithë anëtarët e sektit i betohen për devotshmëri absolute babait shpirtëror duke e quajtur atë si “Zot”.

Në videon personi që e pret dhe ka organizuar ceremoninë e veçantë për “Zotin” e tyre është pikërisht bashkëshortja e ministrit Gjiknuri, Rovena.

Në Indi dhe disa vende të tjera, ky lider shpirtëror dhe organizata që ai drejton është vënë nën hetim për mashtrim dhe vjedhje të anëtarëve të tij. Në Tiranë ky sekt ka dhe një qendër ku kryen rite fetare të paqarta. Zyrtarisht flitet për muzikë spirituale dhe seanca të pastrimit të shpirtit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit