6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

‘Çmendet’ sërish Myftaraj: Prap i fyen Tetovarët (për shkak fesë së tyre)

Më të lexuarat

Opinionisti kontrovers serish ka reaguar lidhur me KF Shkëndija dhe përkrahësve të klubit.

Ja reagimi i plotë:

Videoja e klubit “Shkëndija” të Tetovës adresuar ndaj qytetarëve dhe tifozëve të Milanos, në të cilën xhamitë e Tetovës kundërviheshin ndaj katedrales Duomo të këtij qyteti, duke u mburrur se xhamitë ishin më të vjetra (pavërtetë) është një akt i Xhihadit islamik, i kryer në keqpërdorim të një ngjarjeje sportive. Fakti që askush në Tetovë, si dhe më gjerë te të deklaruarit shqiptarë (në censuse) në Maqedoni nuk u ndje për ta kundërshtuar videon, ishte një lloj plebishiti në llojin e vet që tregon praninë masive të mendësisë xhihadiste te të deklaruarit shqiptarë në Maqedoni. Heshtja, në media dhe rrjetet sociale ku të deklaruarit shqiptarë në Maqedoni janë masivisht të pranishëm, ishte baras me deklarimin masiv ARAB SHQIPFOLËS.
Disa gazetarë shqipfolës në Maqedoni më kanë kritikuar rreptë për fyerje ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe më kanë kujtuar se Ministri i Parë i Mbrojtjes në Qeverinë e Vlorës ishte një tetovar Mehmet Derralla nga Gradeci, pranë Tetovës. E dija këtë fakt edhe pa ma thënë ata. Por në rrjedhat e qëndrimit të Mehmet Derrallës jam unë, e ata janë vënë kundër tij.
Tashmë janë publikuar mijëra e mijëra faqe të raporteve të huaja diplomatike të kohës për Shqipërinë e ndër to del me qindra herë emri i Mehmet Derrallës. Në asnjë rast nuk thuhet që Mehmet Derralla t’ u jetë mburrur diplomatëve të fuqive të mëdha, në bisedat e shpeshta me ta, për vjetërsinë e xhamive duke ua kundërvënë kishave të vendeve të tyre.
Mehmet Derralla iu përket gjeneratave të para të atyre që u shkolluan në akademinë ushtarake osmane të shndërruar pas reformave me frymë perëndimore të njohura si të Tanzimatit që donin ta modernizonin Perandorinë Osmane sipas modelit të Europës, duke bërë pikësëpari ndarjen e fesë nga shteti, dhe kufizimin e fesë në jetën private të njeriut. Nga shkollat e reformuara osmane nisën të dalin gjeneratat e ushtarakëve dhe zyrtarëve me frymë laike (sekulariste) europiane, të cilat inicuan me xhonturqit atë proces që kulmoi me ndërtimin e shtetit laik turk nga Mustafa Qemali dhe bashkëpunëtorët e tij.
Imagjinoni nëse në memorandumin e nënshkruar edhe nga Mehmet Derralla, që Qeveria e Vlorës i coi Konferencës së Fuqive të Mëdha, që do të vendoste për kufijtë e Shqipërisë, t’ u thuhej përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha se në Shqipëri ka xhami më të vjetra se kishat më të famshme të kryeqyteteve të tyre! Me siguri që as Austro-Hungaria dhe Italia, dy Fuqitë e Mëdha dashamirëse që ishin mbështetëset kryesore për krijimin e shtetit shqiptar dhe zgjerimin sa më shumë të kufijve të tij në trojet etnike shqiptare, nuk do të kishin më të njëjtin zell në mbështetje të Shqipërisë. Imagjinoni çfarë do të kishin bërë Fuqitë e Mëdha dashakeqe, Rusia dhe Franca! Akuza kryesore e kundërshtarëve të krijimit të shtetit shqiptar ishte se po krijohej një principatë osmane e re në Ballkan. Burrat e mençur si Mehmet Derralla, Ismail Qemali etj., e përgënjeshtruan këtë akuzë me vetë rekordet e sjelljes së tyre si bashkëpërpjekës për modernizimin e Perandorisë Osmane sipas modelit perëndimor.
Videoja e “Shkëndijës” bashkë me ngjyrat kombëtare shqiptare kuqezi, turpëron edhe Mehmet Derrallën, atdhetarin e madh shqiptar laik. Unë, edhe në emër të Mehmet Derrallës, e kundërshtoj dhe e denoncoj videon si propagandë xhihadiste islamike antishqiptare./Kastriot Myftaraj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit