1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Clinton do të dëshmojë për sulmin në Libi

Më të lexuarat

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, do të dëshmojë sot përpara një komisioni të Kongresit, në lidhje me sulmin ndaj konsullatës amerikane në Libi në vitin 2012.

Në këtë sulm kanë humbur jetën ambasadori i SHBA-së, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Clinton ka qenë Sekretare e Shtetit në kohën kur ka ndodhur sulmi dhe pritet të përballet me pyetje të vështira.

Asaj pritet t’i kërkohen shpjegime se përse thirrjet e ambasadorit Stevens për përforcim të sigurisë në konsullatë janë injoruar.

Kjo është paraqitja e dytë e Clintonit për këtë çështje para Kongresit të dominuar nga Republikanët.

Përgjigjet e saj mund të forcojnë pozicionin e saj ose të rrisin dyshimet në lidhje me përshtatshmërinë e saj si kandidate presidenciale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit