6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Clinton akuzon Rusinë për Sirinë

Më të lexuarat

-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaron se politika e Rusisë ndaj Sirisë do të kontribuojë në shpërthimin e një lufte civile në këtë vend.

Komentet e Clinton vijnë pasi Rusia dhe Kina ripërsëritën qëndrimin e tyre kundër aksioneve më të rrepta nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Clinton, duke folur gjatë një vizite në Danimarkë, ka thënë se opsioni për një ndërhyrje ushtarake po bëhet gjithnjë e më i mundshëm.

“Rusët po na thonë neve se nuk duan të shohin një luftë civile. Unë u kam thënë atyre se politika që po ndjekin po kontribuon

Unë u kam thënë rusëve se politika që po ndjekin po kontribuon në rënien e vendit në një luftë civile në rënien e vendit në një luftë civile”, ka deklaruar Clinton para një audience në Kopenhagen.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon ka përsëritur paralajmërimin se Siria mund të jetë duke shkuar drejt një lufte civile “katastrofike” pas masakrës së regjistruar në Hula.

Ndërkohë, komandantët e rebelëve janë të ndarë nëse duhet të heqin dorë nga armëpushimi nëse ushtria siriane nuk tërhiqet në bazat e saj.

Koloneli i forcave kryengritëse, Qassim Saadedine deklaroi se, nëse nuk do të ketë një përgjigje të qeverisë brenda së premtes, njësitë e tij do të hiqnin dorë nga armëpushimi.

Por vetëm pak më vonë komandanti i trupave rebele, gjenerali Riyad Asaad mohoi që të ketë pasur një ultimatum të tillë.

Ndërkohë, ai i bëri thirrje të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan, që të lëshojë një deklaratë ku të shpallë të dështuar planin e tij.

Korrespondenti i BBC, Paul Wood, që sapo është kthyer nga brenda Sirisë, thotë se në terren nuk ka pasur kurrë një armëpushim./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit