8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çka tha Al Jazeera për Maqedoninë?

Më të lexuarat

“Retrospektiva e historisë së rishkruar nga njerëzit pas fasadeve bashkë me sfondin e historisë së fitoreve të Gruevskit, tronditet nga aferat korruptive që fshihen në bisedat e përgjuara të cilët opozita i konsideron si  bomba të vërteta” , është fragmenti parahyrës i një reportazhi që rrjeti televiziv “Al – Xhazaira Ballkan” i kushton Maqedonisë.
 
Skena a natyrës piktoreske dhe projektit të një parku të neo – barokut, nuk i ngjanë skenës politike dhe asaj sociale. “Maqedonia bashkë me regjimin e Gruevskit është në krizë të thellë politike”, thuhet në reportazhin e “Al – Xhazaira Ballkan”.
 
“Qeveria në Maqedoni prapë po i vulos faqet e historisë. Shqiptarët frikësohen nga rezultatet, ndërkaq deri sa rritet tensionet, kundërshtuesit e Qeverisë pohojnë se regjimi po përdor metoda që ta shuaj frymën e atyre që nuk mendojnë si ata”, kështu u paralajmërua emisioni “Njerëzit dhe Fuqia: Maqedonia prapa fasadës”.
 
Në reportazh me tej thuhet se statujat dhe fasadat fshehin anën tjetër të errët. Në Maqedoni jetojnë edhe shqiptarë shumica mysliman të cilët janë fshirë nga historia e vendit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit