8 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Çka më tha sot plaku 85 vjeçar nga Mitrovica ?! – Tregon hoxha…

Më të lexuarat

Sot përderisa isha në zyrën time më erdhi një plak hallexhi e më tha:
“Kam ardhur me të pyet sa kushton me u varros,se i kam ba do vite bukur mirë,e djemt spo kujdesen për mua e as spo interesohen fare ?!
Fakultetin e kan kry me kushtet ma të mira,që veç un e di qysh ua kam ba ato mundësi .
E një ditë i thash njërit që pata shpresë se do të më dëgjonte :
O djali im po du me të thanë diçka për varrim kur të bëhet puna…
Ai ma ndali fjalën në gjysmë dhe më tha:
More spo më intereson as për ty as për vdekjen tënde,as për asgjë.”
Dhe plaku në këtë moment filloi me qajtë ku loti lotin nuk ja pritke.
Uffa,sa e rëndë ishte me pa burrin plak duke qajtur ashtu me dënesë.
E more Axhë ja prita hajt se mbi dhe ska mbetë askush,po mjerë për ata djem që i ke rritë e tash janë bërë ashtu si janë.
Allahu ty të forcoftë me jetë të gjatë,e kurdo që ta kemi vdekjen na mëshiroftë Allahu,po për këtë punë ti mos u mërzit se gjithçka rregullohet .
Ehh kështu motra e vëllezër,ky nuk është rasti i vetëm me siguri.
Deri këtu kemi mbrri…
E ku do të jemi nesër nuk e di…
Allahu na përmirsoftë e na drejtoftë.

Hoxhë Sadik Avdiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit