13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çka i ofrohet botës?

Më të lexuarat

“Pra, si mund ta theksojmë çështjen e emancipimit të femrës në botën muslimane?”, pyet Richard Perle në ”An End to Evil”. Dhe përgjigjet, “Duhet ta rikujtojmë femrën muslimane pa ndërprerë: Armiqët tanë janë edhe armiqët e tyre; fitorja jonë do të jetë edhe e tyre”. Mirëpo, kauza neo-konservative “e emancipimit të femrës në botën muslimane” ndoshta ishte kthyer mbrapsht nga fotografia e ushtares Lynndie England dhe “Girl’s gone wildvajzat e azdisura” të burgut Abu Ghraib.

 

Vërtetë, orgjitë e fotografuara në mes të policisë ushtarake amerikane jashtë qelive të burgjeve irakiane, nënçmimi S&M i burrave muslimanë, dhe keqtrajtimi seksual ndaj grave muslimane çojnë në parashtrimin e një pyetjeje. Saktësisht, cilat janë “vlerat” të cilat Perëndimi duhet t’ia mësojë botës muslimane? “Kjo luftë… është – thellësisht për – seks”, pohon neo-konservativi Charles Krauthammer. Islami militant “kërcënohet nga Perëndimi për shkak të doktrinës tonë të çift të barazisë dhe lirisë seksuale”. Por, për cilat “doktrina çift” është duke folur Krauthammer?

 

Liria seksuale që ai e quan “tonë(n)” i takon revolucionit të viteve të ’60-ta që krishterët, hebrenjët dhe muslimanët e kishin rezistuar me vite të tëra. Çfarë do të thotë Krauthammer me lirinë seksuale? Të drejtën e “tinejxhereve” për tu veshur dhe sjellur si Britney Spears? Të drejtën e tyre për kondomë, në shkolla? Të drejtën e tyre për abort, pa pëlqimin e prindërve? Nëse konservativët e refuzojnë “barazinë” e ligjëruar nga Gloria Steinem, Betty Friedan, NARAL dhe National Organization for Women (Organizatën Kombëtare të Gruas), pse atëherë ata kërkojnë ta imponojnë atë në botën muslimane? Pse mos të qëndrojnë pranë Islamit dhe kundër Hollywoodit dhe Hillaryt?

 

Në qershor të vitit 2002 në West Point, kryetari amerikan Bush tha, “E vërteta morale është e njëjtë në çdo kulturë, në çdo kohë dhe në çdo vend”. Madje edhe John Kerry nuk pajtohet me Bushin rreth moralit të bashkësive homosek- suale dhe hulumtimit të qelizave të shumueshme. Në çështje të tilla, amerikanët konservativë kanë më shumë gjëra të përbashkëta me muslimanët se sa me demokratët liberalë. Kryetari i ndarë nga amerikanët që nuk pajtohen rreth asaj se çka është e vërteta morale. Për dikë që para disa viteve ka thë- në se në këtë shtet është duke u zhvilluar një luftë kulturore, luftë fetare. Është një çështje se kush jemi, në çka besojmë dhe çka përkrahim si popull.

 

Atë që dikush nga ne e sheh si degradim moral të një republike të denjë në dekadencë imperiale, neo-konservativët e shohin atë si një rast të mirë për të sunduar me botën. Paradokohe në Georgia, kryetari deklaroi: “Nuk mund t’ju them se sa krenar jam për përcaktimin tonë për vlerat. …Ai përcaktim për vlerat do të jetë një pjesë integrale e politikës tonë të jashtme gjatë lëvizjes tonë përpara. Këto nuk janë vlera amerikane, këto janë vlera universale. Vlera që flasin të vërteta universale”. Por, për cilat vlera universale është duke folur ai? Nëse ai ka për qëllim të imponojë vlerat e MTV Amerika në botën muslimane në emër të “revolucionit demokratik botë- ror” ai do të provokojë dhe nxitë luftë të qytetërimeve ku Amerika nuk mund të fitojë për shkak se amerikanët nuk dëshirojnë të luftojnë. Kjo mund të jetë luftë e neo-konservativëve. Jo e jona.

 

Kur Bushi flet për lirinë si një dhuratë e Zotit për njerëzimin, a i referohet ai lirisë së First Amendment (Amandamentit të parë) të Larry Flyntit për të prodhuar pornografi dhe të Salman Rushdie … libër që konsiderohet blasfemi për fenë Islame? Nëse bota Islame e refuzon këtë nocion të lirisë, pse ta kemi ne për detyrë ta ndryshojmë mendimin e tyre? Pse janë ata gabim? Kur presidenti flet për lirinë, a i referohet ai ndalesës së Amandamentit të parë kundër fëmijëve tanë të lexojnë Biblën dhe kundër mësimit të Dhjetë Urdhërave në shkollë? Nëse kryetari dëshiron të luftojë një kryqëzatë morale, ai duhet të dijë se armiku është brenda dyerve.

 

Kërcënimet e mëdha morale dhe kulturore për civilizimin tonë nuk vijnë nga jashtë Amerikës, por nga brenda. I njohim armiqët, ne jemi ata. Lufta për shpirtin e Amerikës nuk do të humbet ose fitohet në Falluxha. Për fat të keq, Amerika pagane e vitit 2004 ka shumë më pak t’i ofrojë botës në pasurinë kulturore se sa Amerika krishtere e vitit 1954. Pjesa më e madhe e filmave, librave, revistave, emisioneve televizive, dhe muzikën që ia eksportojmë botës janë po aq helmuese sa narkotikët që Flota mbretërore i imponoi ndaj popullit kinez në Luftërat e Opiumit.

 

Një shoqëri që pranon vrasjen e një të tretën e foshnjeve të saja, si një “emancipim” i femrës, që konsideron martesën ndërmjet gjinisë së njëjtë si përparim shoqë- ror, që u shpërndan kontraceptivë vajzave 13-vjeçare nëpër shkolla, si duket është duke dalë si një ekzorcist – në vend se të del në skenë si Elmer Gantry dhe të ligjërojë rreth superioritetit të “vlerave amerikane”.
Patrick J. Buchanan, Creators Syndicate

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit