7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çiljeta mbulohet sërish me shami, ka dy fjalë për ata që e paragjykuan

Më të lexuarat

Çiljeta ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave gjatë muajit të Ramazanit për shkak të vendimit të saj për të mbajtur shami. Këngëtarja tha se do të agjëronte të gjithë muajin dhe do i zbatonte rregullat e Islamit duke qëndruar si një myslimane e vërtet. Jo të gjithë e mirëpritën vendimin e Çiljetës dhe postimet e saj u mbushën me komente të shumta.

Ditën e sotme këngëtarja ka treguar se ka vendosur të mbulohet sërish dhe ka shkruar dy fjalë me shumë vlerë: “Fjalët e njerëzve janë si gurët, nëse i mbart mbi shpinë ta thyejnë kurrizin e nëse i vendos poshtë këmbëve, ngrihesh e triumfon”, një shprehje kjo nga Imam Shafiu.


Lidhur me vendosjen e shamisë, Çiljeta ka treguar: “Ma kanë çarë telefonin sa thashë ç’deshe moj goc, ishe mirë. Nuk është ndonjë gjë uau, thjesht ishte hera e parë që e deklaroja kaq hapur ose fakti që isha e veshur me shami. Unë atë ditë kam qenë duke shkuar në xhami. Ka qenë dita e parë e Ramazanit dhe doja të gjeja një formë për të uruar të gjithë besimtarët mysliman. Unë si Çiljetë, me ato ndjesitë e mia përbrenda, bëra një video dhe më dolën ca fjalë zemre”, u shpreh këngëtarja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit