10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Cili është sekreti i liderëve të suksesshëm?

Më të lexuarat

“Nuk ka kuptim që të punësojmë njerëz të zgjuar dhe pastaj t’u tregojmë se çfarë duhet të bëjmë. Ne punësojmë njerëz të zgjuar për të na treguar se çfarë të bëjmë.” Steve Jobs

“Kontributi më i madh i një lideri është që të krijojë liderë të tjerë.” – Simon Sinek

Askush nuk mund të jetë një udhëheqës nëse nuk u beson punonjësve të tij.

Nëse nuk ka besim, nuk ka udhëheqje – është kaq e thjeshtë.

“Unë punësova një grua të re një herë. Ajo ishte shumë energjike, por nuk kishte eksperiencë të mëparshme, vetëm një diplomë universitare. Askush tjetër nuk donte ta punësonte. Madje duhej ta bindja që të merrte një ofertë më të lartë se ajo që kërkoi.

 

Vendosa t’i jepja një shans.

Ajo tani drejton të gjithë funksionin e menaxhimit të produktit në një publikues të madh në internet.

Unë kam një formulë të thjeshtë të 5 T-ve për suksesin e saj:

Besimi (Trust ) + Talenti + Trajnimi + Qëndrueshmëria (Tenacity) + Mendësia (Thoughtfulness) = Triumf

Ajo kishte talent, qëndrueshmëri, mendësi.

Gjithçka që më duhej të bëja ishte të bëja pjesën time: T’i besoja asaj dhe ta trajnoja.” tregon Oleg Vishnepolsky, CTO Global pranë DailyMail Online dhe Metro.Co.Uk.

“Kur u tregojmë njerëzve se çfarë të bëjmë, ne marrim punëtorë. Nëse i besojmë njerëzve të bëjnë punën e tyre, ne marrim udhëheqës.” Simon Sinek

Liderët nuk udhëhiqen nga autoriteti.

Ata udhëhiqen nga besimi, trajnimi dhe fuqizimi i të tjerëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit