7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Cili është rreziku i përdorimit të WC publike

Më të lexuarat

Të gjithë brengosemi se mos infektohemi apo prekemi nga ndonje virus në qoftë se perdorim WC-të publike.

Kryesisht njerezit janë të shqetësuar për sëmundjet që prekin organet gjenitale të tilla si klamidia, gonorreja, ose sifilizi, por mjeku Preethi Daniel shpjegon se kjo gjë është e pamundur.

Për t’u prekur nga këto sëmundje mikrobet duhet të transferohen drejtpërdrejt nga vendi i tualetit në traktin tuaj gjenital, ose nëpërmjet një plage të hapur ose të lënduar në këmbë ose të pasme.

Mjeku pohon se më shumë gjasa keni të goditeni nga një rrufe sesa të kapni një sëmundje seksualisht të transmetueshme në një banjo publike.

Të vetmet baktere që mund të rrezikojnë shëndetin tuaj janë E-coli ose Salmonella.

E rëndësishme është të mos keni kontakt të drejtpërdrejtë me WC , të lani duart para se të dilni nga tualeti dhe t’i dizinfektoni me një xhel antibakterial.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit