21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Cili është dallimi mes parfumit, kolonjës dhe ‘Eau de Toilete’

Më të lexuarat

Kur janë në një dyqan duke e zgjedhur aromën e preferuar, shumica e njerëzve nuk i kushtojnë vëmendje një lloji të caktuar të parfumit dhe thjesht blejnë çfarë kanë dëshirë.

Madje, shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë kuptimi ka fjala “eau fraiche” .

Gjetja e llojit të duhur të duhur të aromës është po aq e rëndësishme sa zgjedhja e një arome të përshtatshme – mund t’ju “mbytë” juve dhe tjerët përreth nëse është shumë e fuqishme. Por edhe mund të largohet sa hap e mbyll sytë nëse është shumë aromë e lehtë.

Parfumi
Njerëzimi ka qenë i familjarizuar me parfumin qysh prej kohërave të lashta kur balsamet dhe aromat janë krijuar me ndihmën e vajrave esencialë. Ditëve të sotme, parfumi ka përqendrimin më të lartë të vajrave esencialë, rreth 20-30%, duke rezultuar në një aromë që e bën atë më të fortë dhe që zgjatë më shumë.

Aroma e parfumit mund të qëndroj në lëkurë përafërsisht 6 orë, ndërkaq në rroba më shumë se një ditë. Kjo e bën parfumin një prej opsioneve më të shtrenjta të parfumerisë dhe qartësisht nuk është krijuar me qëllim për përdorim të përditshëm.

“Eau de parfum”
Shumica e ngatërrojnë “eau de parfum”-in me parfumin e rregullt. Sidoqoftë, fjala kyçe këtu është tek “eau” (nga uji), e cila e thekson faktin se esenca është më e tretur. Porcioni i substancave të vajit në eau de parfum apo parfum me ujë është më e ulët – rreth 15-20%. Këto aroma zakonisht zgjatin rreth 4 orë në lëkurë dhe, krahasuar me parfumin, janë të lehta dhe mund të përdoren gjatë ditës.

“Eau de toilette”
Eau de toilette është prodhuar së pari në shekullin e 14-të dhe është njohur edhe si “ujë hyjnor”. Sot, është një lloj i lehtë i parfumit që përmban rreth 5-155 esencë të pastër të parfumit që është e zbutur me alkool. Zakonisht kjo aromë zgjatë 2-3 orë dhe është më e përshtatshme për ditët e ngrohta të stinës së verës.

“Eau de cologne”
Domethënia e kësaj është “ujë nga koloni”, dhe është përdorur në Amerikën Veriore për meshkuj. Sot, eau de cologne zakonisht nënkupton aromë të lehtë dhe të freskët që përbëhet me rreth 2-4% vajra esencialë të përzier me ujë dhe alkool, e që kryesisht zgjatë 2 orë. Kjo aromë e lehtë përdoret kryesisht nga të rinjtë.

“Eau fraiche”
“Eau fraiche” mund të përkthehet në “ujë i freskët” dhe e përfaqëson opsionin më të lehtë të parfumit – kjo pasi që përqendrimi i përbërësit vajor është rreth 1 deri në 3 për qind.

Aroma zgjatë në lëkurë më pak se një orë. Këto aroma zakonisht janë të thjeshta dhe freskuese.

Eau fraiche zakonisht ka çmim më të ulët dhe mund të përdoret në çfarëdo kohe të ditës, duke përfshirë edhe gjatë aktiviteteve sportive. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit