11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Cilësitë e njerëzve të kulturuar sipas Çehovit

Më të lexuarat

Çfarë do të thotë të jesh i kulturuar? Të lexosh shumë libra, të dish të flasësh për ta apo thjesht të kesh një formim të përgjithshëm intelektual? Këtyre pyetjeve u ka dhënë përgjigje shkrimtari rus Anton Çehov, në një letër dërguar të vëllait, Nikolai.

“Shpesh më ankohesh se njerëzit nuk të kuptojnë, Gëte dhe Njutoni nuk ankoheshin për këtë. Vetëm Krishti, por ai e kishte fjalën për doktrinën e tij dhe jo për veten. Njerëzit të kuptojnë shumë mirë. Dhe nëse nuk të kuptojnë, nuk është faji i tyre, shkruan botimeshqip.com

Unë të njoh mirë dhe i njoh cilësitë e tua si gishtat e dorës. I vetmi problem i yti, shkaktar i pakënaqësisë tënde, është mungesa e një kulture të përgjithshme.

Njerëzit e kulturuar sipas mendimit tim, përmbushin këto kritere:

1.Respektojnë njerëzit si individë, kështu që janë gjithmonë tolerantë, miqësorë, të qetë. Nuk bëjnë skena vetëm për një keqkuptim. Nuk ju bëjnë të ndiheni sikur po ju bëjnë ndonjë nder të madh duke jetuar me ta dhe nuk bëjnë skandal kur ikin.

2.Ata respektojnë pronën e tjetrit dhe rrjedhimisht edhe borxhet e tyre.

3.Nuk janë të djallëzuar dhe i druhen gënjeshtrës po aq sa edhe zjarrit. Ata nuk gënjejnë edhe kur kjo e fundit është e nevojshme.

4.Nuk përpiqen të fitojnë me zor simpatinë e të tjerëve.

5.Nuk luajnë me ndjenjat e të tjerëve në mënyrë që të bien në sy.

6.Kur harxhojnë kohë duke u kujdesur më tepër seç duhet për pamjen.

7.Nëse kanë talent, e çmojnë, ndihen krenarë për të dhe sakrifikojnë çdo gjë tjetër në tij.

E kështu me radhë… Të mësosh përmendësh pjesë të “Faustit” nuk mjafton”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit