10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Cilat janë “vijat e kuqe” të Akademisë serbe për Kosovën

Më të lexuarat

Historiani e akademiku serb Vasilije Krestiq shpreson se Akademia serbe e Shkencës dhe e Arteve (SANU) do të mbetet në qëndrimin se me asnjë çmim nuk bën të çohen duart nga Kosova, transmeton Koha.net.

“Flas sipas kënd shikimit tim se Akademia do të mbetet në qëndrimin se me asnjë çmim nuk guxojmë t’i çojmë duart nga Kosova, se nuk ka njohje formale të njohjes të shtetit të vetëshpallur të shqiptarëve në Kosovë”, citon radio Beogradi të ketë thënë Krestiq.

Ai thotë se Kosova është pjesë integrale e shtetit serb dhe së “kjo është vija e kuqe” mbi të cilën nuk bën të kalohet.

Krestiq mendon se dhuna shpie në shkatërrim porse do të duhej vazhduar luftën që popullata serbe në Kosovë të ketë status normal.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit