7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Cila sure të ndihmon që të mos e ndjesh varfërinë?

Më të lexuarat

Kush e lexon suren Vakia pas akshamit, nuk do ta ndjejë varfërinë sepse Allahu i Madhërishëm do ta shpërblej me nafakë të bollshme.

Për vlerën e sures El-Vakia janë regjistruar dy transmetime:

Transmeton ibn Abbasi se Ebu Bekri r.a ka thënë: “O i Dërguari i Allahut je thinjur!” i Dërguari i Allahut tha: “Më kanë thinjë sureja Hud, Vakia, Murselat, Amme dhe idheshemsi kuviret.  (Tirmidhiu dhe Hakimi)

Transmeton ibn Mes’udi r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Kush e lexon çdo mbrëmje suren Vakia nuk do ta kaploj varfëria.”  (Bejhekiu në Shuabul Iman. Hadithi është vlerësuar i dobët nga shumë ekspert të hadithit).

Po ashtu, tregohet se kur Ibën Mesudi u sëmur, shkoi që ta vizitoj atë Othmani r.a. e pyeti: çka të dhemb? Tha: Mëkatet e mia! A ke nevojë për diçka e pyeti! Tha: Për Mëshirën e Zotit tim! I tha: A të lë pjesën tënde për pasardhësit tu! Tha: Unë u kam mësuar atyre diçka, që nëse e thonë, asnjëherë nuk do t`i kap varfëria! E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lallahu alejhi ve sel-lem të thotë: “Kush e lexon çdo natë suren Vakia, nuk do t`a godet kurrë varfëria apo mjerimi”

Edhe krahas vlerës së kësaj sureje ne muslimanët e dimë se për të fituar dhe për të përparuar në jetë duhet të punojmë. Allahu i Madhërishëm në suren Xhuma thotë:  “E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim.”(Xhuma, 10)

Ndërsa Muhammedi a.s.: “Allahu im, jepi bereqet umetit tim në orët e hershme të mëngjesit”. (Ahmedi)

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit