7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Cila është mënyrë e saktë për konsumimin e frutave?

Më të lexuarat

Dr. Stiven Mak i kuron të sëmurët me kancer nëpërmjet një mënyre “jo tradicionale” e cila është bërë shkak për shpëtimin e një sërë të sëmurëve.

Me përpara ai i kuronte të sëmurët duke përdorur rrezet diellore. Ai kishte bindje dhe besonte në kurimin natyror të trupit kundër sëmundjeve.
Kjo është njëra nga strategjitë për për kurimin e kancerit. Në kohët e fundit mesatarja e suksesit të kurimit të kancerit është rreth 80%.
Fatkeqësisht qindra të sëmurë me kancer vdesin gjatë kohës së fizioterapive tradicionale.

Konsumimi i frutave
Të gjithë besojmë se me konsumimin e frutave, nënkuptojmë blerjen, qerimin, prerjen dhe konsumimin e tyre.
Në të vërtetë, nuk është edhe aq e lehtë sa ç’mendoni. E rëndësishme është të dijmë si dhe kur duhet të hamë fruta.
Cila është mënyrë e saktë për konsumimin e frutit?
Moskonsumimi i frutave pas ushqimit
Por, duhet t’i konsumoni ato esëll (kur e keni stomakun bosh).
Nëse konsumoni fruta esëll (kur e keni stomakun bosh), kjo do të luaj një rol kryesor në largimin e helmeve nga trupi juaj, do t’ju ofrojë një sasi të madhe energjie të nevojshme për të reduktimin e peshës.

Frutat janë ushqimi më i rëndësishëm
Le të themi se ti konsumon dy feta buke dhe më pas fruta.
Presupozohet që frutit i konsumuar të shkojë direkt prej stomakut drejt e në barku, por ai (fruti i konsumuar) pengohet nga ky funksion për shkak se ti ke ngrënë fetat e bukës përpara frutit. Gjatë kësaj kohe i gjithë ushqimi që konsumove (buka dhe frutat) thartohen dhe shndërrohen në acid.

 

Ndaj përpara se të hani bukë, hani fruta esëll (kur e keni stomakun bosh).
Shpesh herë kam dëgjuar njerëz që ankohen duke më thënë: “Sa herë që konsumoj shalqi gogësij, ose kur konsumoj fruta stomaku më fryhet, madje kur haj banane ndiej se duhet të shkoj në tualet etj.
Në realitet, këto probleme nuk do të të ndodhnin, nëse do ta kishit konsumuar frutin esëll (me stomakun bosh). Fruti do të përzihet me ushqimet e thartuara, do të prodhohen gazra, e për rrjedhojë ti do te ndjesh fryrje të barkut!
Thinjat, rënia e flokëve, nervozizmi, shenjat e zeza poshtë syrit, të gjitha këto nuk do të ndodhin, nëse do të konsumonit fruta esëll (me stomakun bosh).
Mos thuaj se disa fruta, si p.sh. portokalli dhe limoni kanë aciditet. Sipas dr. Herbert Shilton i cili ka kryer një sërë kërkimesh rreth kësaj çështjeje, të gjitha frutat shndërrohen në bazike “alkaline” brenda në organizmin tonë. Nëse ti i përmbahesh mënyrës së drejtë të konsumimit të frutave, atëherë sekreti i bukurisë, energjia dhe lumturia do të të shoqërojë gjatë gjithë jetës.
Kur dëshiron të pish lëng frutash, pi vetëm lëng fruti të freskët jo të ambalazhuar në kuti, shishe plastike apo qelqi.
Mos pi lëngje që janë përfituar nga zierja!
Mos konsumo fruta të gatuara, sepse nuk ke për të marrë elementët ushqyes të dobishëm. Gjithashtu, gatimi i frutave i shkatërron vitaminat. Por më mirë është që të konsumoni fruta sesa lëngjet. Konsumimi i frutave vetëm gjatë tre ditëve, bëhen shkak për largimin e helmeve nga trupi. Thjesht, ngrënia e frutave dhe pirja e lëngut të tyre do të ndikojë shumë pozitivisht në gjallërinë dhe pamjen tënde.
Kivi
Është një frut i vogël, por i fortë. Ai është një burim i mirë i potasiumit, magnezit, vitaminës E dhe fibrave.
Molla
Konsumimi i një kokërr molle në ditë, e largon doktorin nga shtëpia.
Megjithëse molla përmban një përqindje të ulët të vitaminës C, ajo përmban lëndë antioksidante të cilat përforcojnë aktivitetin e vitaminës C, kjo ndihmon në uljen e rreziqeve të shfaqjes së kancerit në zorrë, ose të goditjeve kardiake.
Luleshtrydhja
Luleshtrydhja përmban përqindjen më të lartë të antioksidanteve, midis llojeve më të rëndësishme të frutave. Gjithashtu, ajo e mbron organizmin nga shkaktarët e kancerit dhe nga ngushtimi dhe mbyllja e enëve të gjakut.
Portokalli
Ilaçi më i ëmbël. Nëse konsumoni dy deri në katër portokalle në ditë, kjo do të ndihmojë në reduktimin e kolesterolit, në shkrirjen e gurëve në veshka dhe redukton rreziqet e shfaqjes së kancerit në zorrë.

Shalqini
Është fruti më i mrekullueshëm që të largon etjen për ujë. Shalqini përmban 92% ujë, ka një sasi të madhe të glutathjunit, e cila ndihmon në përforcimin e imunitetit të organizmit tonë. Elementë të tjerë që gjenden në shalqi janë vitamina C dhe potassiumi.
Xhevafja dhe papaja meritojnë çmimet më të larta për shkak se ato përmbajnë vitaminën C.
Fruti i Xhevafes është i pasur me fibra të cilat ndihmojnë në parandalimin e kapsllëkut. Kurse fruti i papasë është i pasur me karrotinë, sepse është një frut i shkëlqyer për sytë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit