16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Cila është detyra jonë ndaj Allahut?

Më të lexuarat

Cila është detyra jonë ndaj Allahut dhe “detyra”(mirësia) e Allahut ndaj nesh?

Përcillet nga Muadh bin Xhebel të ketë thënë: ‘ Isha hipur pas Profetit salallahu alejhi selam, në gomar kur më tha:
‘ O Muadh, a e di cila është detyra e robërve ndaj Allahut dhe detyra e Allahut ndaj robërve?’
I thashë: ‘ Allahu dhe I Dërguari i Tij e dinë më së miri.’
Ai më tha: ‘ Detyra e robërve ndaj Allahut është që ta adhurojnë Atë dhe të mos i shoqërojnë asgjë, ndërsa detyra e Allahut ndaj robërve është që të mos i ndëshkojë ata që nuk i shoqërojnë asgjë Atij.’ Unë thashë: ‘ O i Dërguari i Allahut, a t’i përgëzoj njerëzit? Ai m’u përgjigj: ‘ Mos i përgëzo, se mbështeten te kjo pastaj.”

Buhariu dhe Muslimi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit