14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Cikalleshi te ekipi i madh turk

Më të lexuarat

Sulmuesi Sokol Cikalleshit mund të transferohet te ekipi kampion i Turqisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po ndiqet me interes nga gjigantët turq të cilët po interesohen seriozisht të bëjnë të vetin.

Skuadra e cila ka në pronësi Cikalleshin, Istanbul Bashaksehir, ka për momentin në huazim nga Besiktas sulmuesin Pekmetek dhe dëshiron ta blejë përfundimisht ndërsa Cikalleshi pëlqehet nga Besiktas dhe kjo marrëveshje mund të bëhet e mundshme shumë shpejt.

Ky shkëmbim i dy lojtarëve pritet të bëhet pasi është dëshira e të dy klubeve që kjo marrëveshje të arrihet.

Nëse kjo marrëveshje realizohet, Cikalleshi mund të përfitojë rreth 1 milion dollarë në sezon dhe pritet të ketë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën e cila sapo u shpall kampione e Turqisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit