Cigarja mund të lihet duke pirë ujë

0
43

Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në lënien e cigares.

Duhanpirësit duhet të konsumojnë ujë kur kanë dëshirë të pinë një cigare sepse uji largon gjendjen e tensionuar që lind nga mospirja e cigares.Në fillim duhanpirësit duhet të minimizojnë numrin e cigareve të konsumuara gjatë ditës. Nëse konsumojnë ujë sa here që kanë dëshirën e marrjes së një cigareje atëherë pakësohet dëshira për ta marrë dhe zhduket shqetësimi që ndjen. Ato që dëshirojnë ta lënë cigaren duhet të lajnë dhëmbët pas çdo ushqimi sepse larja e dhëmbëve pas ushqimit minimizon dëshirën për të marrë një cigare.

Mund të ndryshohet dhe firma e cigares që konsumohet. Të bëhet e kundërta e të gjitha zakoneve. P.sh nëse pihet me dorën e djathtë më pas të pihet me të majtën, nëse keni dëshirë të pini një cigare mos e pini menjëherë pas kafesë por 15 minuta më vonë. Pra të ndryshoni zakonet e përditshme që keni frekuentuar gjatë pirjes së cigares dhe gradualisht do ta keni më të lehtë ta lini.