10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çifutët të shqetësuar për mënyrën se si paraqitet terrori i tyre në librat gjerman

Më të lexuarat

Librat shkollorë gjermanë e paraqesin rrallë në mënyrë të balancuar Izraelin. Ky vend zë vetëm në lande të caktuara më shumë sesa disa faqe. Një komision po përpiqet për përmirësime në rang kombëtar.
Së shpejti do të jenë mbushur 68 vjet prej përfundimit të Luftës II Botërore dhe sundimit të regjimit necionalsocialist në Gjermani. Deri në ditët e sotme trajtimi i këtij kapitulli të errët të historisë gjermane është një temë e vështirë, veanërisht kur bëhet fjalë për Holocaust-in dhe shtetin e Izraelit. Deri sot e kësaj dite ka vazhdimisht diskutime se çfarë imazhi u përcillet të rinjve për Izraelin. Për këtë arsye me nismën e Institutit Georg Eckert për studime ndërkombëtare të librave shkollorë në Braunschweig u krijua në vitin 2010 një komision gjermano-izraelit për librat mësimorë. “Të ngjallim frikëra, të formojmë besim: librat shkollorë janë çështje politike”, thekson specialisti për Izraelin Dirk Sadowski, njëri nga nismëtarët.
Pas këqyrjes së parë instanca nuk i gjykon pozitivisht shtëpitë botuese gjermane si Klett, Westermann, Buchner apo Cornelsen, të cilat e ndajnë mes tyre gati gjithë tregun e librave shkollorë në Gjermani. U kontrolluan rreth 500 libra shkollorë të historisë, të gjeografisë, të njohurive sociale, të cilët janë në përdorim në Renani Veriore / Vestfali, në Bavari, në Saksoninë e Ulët, në Berlin dhe në Saksoni.
Përfundimi i parë i Sadowskit: “Shumë aspekte të realitetit izraelit nuk tregohen, pikërisht aspekte të shoqërisë civile.” Ai kritikon faktin që autorët e librave shkollorë i paraqesin parimisht izraelitët si keqbërës, ndërsa palestinezët si viktima.
Komisioni gjermano-izraelit për librin shkollor kritikon “paraqitjen tendencioze të historisë”

Nota të këqija për librat shkollorë gjermanë
Sipas tij kjo bëhet e qartë për shembull në librin shkollor “Geschichte Real 3” të botuar nga shtëpia botuese Cornelsen, i cili është në përdorim në klasat e pesta deri të dhjeta të Renanisë Veriore / Vestfalisë. Qysh në fotografinë e parë ushtarët izraelitë u drejtojnë armët njerëzve të paarmatosur. Konstruksionet penguese janë fotografuar nga poshtë, thotë ai, të kallin datën. Bëhet fjalë për “terror hebraik”, ndërkohë që gati nuk thuhet një fjalë për atentatet vetëvrasëse arabe (edhe në qoftë se kjo gjë bëhet, atëherë vetëm si shprehje e “paaftësisë për t’u mbrojtur”.
“Paraqitje tendencioze e historisë” gjykon Dirk Sadowski. Ai flet për “kujdes të tepruar për efektet”. Përzgjedhja e pabalancuar e pamjeve është një tendencë, e cila haset në shumë libra shkollorë gjermanë (thotë Sadowski): “Fotografitë bëjnë që bilanci të anojë kundër Izraelit.” Pikërisht kjo aktivizon përfytyrime të diçkaje armiqësore dhe paragjykime, theksojnë kritikues si Julius Schoeps, drejtor i Qendrës Moses Mendelssohn për studime evropiano-hebraike në Potsdam.
Komisioni për librat shkollorë ka fjalë lëvduese vetëm për librat shkollorë bavarezë. Izraeli paraqitet në 70 faqe në mënyrë të balancuar, lavdëron Sadowski, kështu që librat bavarezë të historisë kanë “gati vërtet karakter manuali”./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit