9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Çifti indonezian udhëton 12,000 KM me biçikletë për të bërë Umren

Më të lexuarat

Muslimanët nga e gjithë bota e vizitojnë Arabinë Saudite, Mekën dhe Medinën për të bërë obligimin e haxhit. Shumë njerëz udhëtojnë me aeroplan. Por një çift nga Indonezia ka planifikuar diçka ndryshe. Ata planifikuan udhëtimin për në Arabinë Saudite me biçikletë, që i bënë një çift të veçantë dhe sakrifica e tyre është interesant.

Hakram Maburi dhe gruaja e tij, të dy 35 vjeç treguan pasionin e tyre dhe aventurën për të ardhur në Meke. Pas udhëtimit të distancës 12,000 KM me biçikletë, ata kaluan 7 shtete të ndryshme për të arritur në destinacion.

Ata jetojnë në Lindje të Javas në Indonezi. Ata kanë udhëtuar për rreth 1 muaj e gjysmë.

Ata kanë bërë vet e kanë dizajnuar biçikletën e tyre dhe pastaj ia kanë dërguar fabrikës për prodhim. Udhëtimi filloi nga Indonezia për në Malajzi, Tajland, Myanmar, pastaj në Indi. Nga aty udhëtuan për Egjipt dhe në fund në Arabinë Saudite.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit