6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

CIA do çojë armë në Siri

Më të lexuarat

“Ndihmë kryengritësve siriane por pa u ekspozuar shumë”. Është kjo strategjia amerikane për konfliktin në Siri.
CIA-sic shkruan prestigjozja amerikane “Nju Jork Times” ka dërguar një grup agjentësh në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Detyra e tyre: Të individualizojnë grupet të cilëve do t’u dërgohen armë.

Shtetet e Bashkuara nuk duan që armët dhe anti-tanket të përfundojnë në duar të formacioneve të Al Kaedës. Lajmi u mësua, pas vizitës së eksponentëve të kryengritjes në Uashington.
Pervec rolit të koordinimit, CIA u angazhua t’i kalojë kryengritësve informacione për lëvizjen e trupave siriane. Të dhëna që do të grumbullohen me satelitë spiunë, avionëve të telekomanduar, apo pajisjeve elektronike.
Këshilltarët e tjerë, ku vec amerikanëve janë edhe francezët, britanike dhe arabët, kanë punuar këto muaj për të unifikuar grupet.
Kryengritësve jo vetëm u mungojnë armët dhe municionet, por mbi gjithcka organizimi. Luftojnë në nivel lokal, pa koordinim dhe brenda tyre ka konflikte të shumta.
Ekspertet janë të mendimit se në Siri, në këtë moment, veprojnë më shumë se 100 fraksione të ndryshme. Kjo është një nga pikat e dobëta.
Megjithëse, kryengritësit kanë vështirësi, është e dukshme që armët që u kanë mbërritur, vecanërisht anti-tanket kanë dhënë goditjet e tyre. Këtë e deshmojnë humbjet në rradhët e forcave të regjimit.
Damasku mbështetet te Irani dhe Rusia, aleatët e vetëm. Moska ka një personel ushtarak në Siri, një stacion përgjimi në veri të vendit, jo shumë larg nga kufiri me Turqinë. Një bazë për të vëzhguar aktivitetin e kryengritësve dhe mbështetësit e tyre. Larg brigjeve siriane janë dy luftëanije, të cilave mund t’i bashkohen edhe tre anije të tjera.
Moska më në fund pranoi se “Alaed” transporton helikopterë luftarakë për regjimin. Pasi kompania britanike e sigurimit e detyroi të ndalonte në veri të Skocisë, rusët gjetën një zgjidhje të shpejtë. Anija do të mbërrijë në Murmansk për të ndërruar flamur dhe do të mbajë flamurin rus. Pas kësaj do të niset drejt Sirisë dhe sipas Moskës askush s’mund ta zbulojë. E gjitha kjo bën që konflikti në Siri të shihet si një episod i Luftës së Ftohtë./ndx/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit