6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Christine Lagarde në krye të Bankës Qendrore Evropiane

Më të lexuarat

Parlamenti Evropian (PE) ka votuar sot pro emërimit të Christine Lagarde, për presidente te ardhshme të Bankës Qendrore Evropiane (BQE)

PE votoi me 394 pro, 206 kundër dhe 49 të abstenuar në votimin e fshehtë, për të rekomanduar ish-ministren 63-vjeçare të Financave në krye të BQE-së.

Lagarde më 1 nëntor do të zëvendësojë presidentin në detyrë Mario Draghi.

Kandidatura e saj do të vihet në axhendën e samitit të Këshillit Evropian në tetor.

Avokatja dhe biznesmenja franceze ishte drejtoresha e parë femër e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe këtë detyrë e ushtroi në periudhën 2011-2019.

Nëse emërohet, ajo do të jetë presidentja e parë femër e BQE-së./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit