20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çfarë thotë Qendra Rekreative në Holandë për namazin?

Më të lexuarat

Dobitë e Namazit

Qendra Rekreative në Holandë u ka rekomanduar njerëzve që t’i bëjnë këto ushtrime tri herë në ditë nga 10 minuta ashtu që t’i largojnë dhimbjet e eshtrave.

Me të vërtet se Krijuesi, është që dinë më mirë se ne çfarë është më e dobishme për ne!

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut [Xhele Shanuhu], salavatet qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhammedin (SalAllahu Alejhi ve Selem), familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë muslimanëve që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka dyshim se falja e namazit ka dobi të shumta dhe mirësi, do ti cekim insha Allah disa prej tyre:

1. Namazi është vepra më e mirë pas shehadetit (fjalës La ilahe il-lAllah)

Allahu xh.sh thotë:

“Po, nëse ata pendohen (nga kufri dhe shirku), e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe.”
[Et-Teube, 11]

Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (RadijAllahu Anhu) ka thënë:

“E kam pyetur pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) për veprat më të mira? Më tha: ´Namazi në kohën e tij.´”
[Buhariu dhe Muslimi]

Gjithashtu Pejgamberi s.a.v.s kur e dërgoi Muadh ibn Xhebelin r.a që të thëras në islam popullin e Jemenit i tha:

“Ti po shkon tek një popull të cilit i’u është zbritur libri (Tevrati dhe Inxhili) pra së pari thiri ata që most a adhurojnë askend tjetër përveç Allahut,nëse e pranojnë këtë (nëse e bëjnë këtë) atëherë tregoi atyre se Allahu xh.sh i ka obliguar ti falin pes kohët e namazit ditën dhe natën.”
[Buhariu dhe Muslimi]

2. Namazi ofron rizkun

Shumica prej njerëzve jan dhënë pas kënaqësisë së kësaj bote dhe e kan haruar botën tjetër botën në të cilën kemi për tu kthyer që të gjith,a thua vallë a e meriton kjo botë që të vrapojmë pas saj e ta humbin xhennetin e Allahut!!!

Allahu xh.sh na ka obliguar që kur të vie koha e namazit ta lëmë punën dhe ta falim namazin. Allahu xh.sh thotë:

“O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejtë për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen, kjo është shumë më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.”
[El Xhuma, 9]

…pastaj ka urdhëruar që pas namazit të shpërndahen njerzit për kërkimin e të mirave të Allahut xh.sh, ku thotë:

“E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.”
[El Xhuma, 10]

Pastaj Allahu xh.sh i poshtëron ata të cilët i mashtron pasuria nga namazi. Allahu xh.sh thotë:

“Po, kur ata shohin ndonjë tregti ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: “Ajo që është tek All-llahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!”
[El Xhuma, 11]

Gjithashtu Allahu xh.sh thotë:

“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.”
[El Munafikun, 9]

Komentatorët e kur’anit thonë se, fjala e Allahut “..mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut..” e ka për qëllim 5 kohët e namazeve,pra nëse pasuria yte apo tregtia yte të largon nga namazet atëherë do të jesh prej të humburve.

Allahu xh.sh i ka lavdëruar ata të cilët pasuria apo tregtia e tyre nuk i largon nga namazi, Allahu xh.sh thotë:

“Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.”
[En-Nur, 37]

Mos te preukopon asnjërin prej njërëzve qështja e rizkut (furnizimit të pasurisë) sepse Allahu xh.sh është ai i furnizon njerëzit,Allahu është Furnizues. Allahu xh.sh thotë:

“Urdhëro familjen tënde të falë namaz, e edhe ti vetë zbatoje atë, ngase Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata), ardhmëria e mirë është e atij që i frigësohet Allahut.”
[Ta Ha, 131)

O njerëz, mos mendoni se namazi ju largon apo ju ndalon furnizimin. Allahu xh.sh ju garanton furnizim ashtu sikurse ju ka furnizuar sa keni qen në barkun (stomakun) e nënës suaj,ashtu do t’ju furnizoj edhe tani,a thua vallë kush ju ka furnizuar sa keni qenë në barkun e nënës suaj,a mos nëna juaj ju ka ushqyer apo babai juaj, vAllahi JO, Allahu është Ai i Cili ju ka ushqyer, Ai i Cili e ka marr përgjegjësinë e furnizimit të robërve të Tij.

“Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tënde), Ne të furnizojmë ty (dhe ata).”

Gjithashtu Allahu xh.sh thotë:

“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s´dëshiroj të më ushqejnë ata. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.”
[Edh-Dharijat, 56-58]

Dije, o rob i Allahut, se Allahu xh.sh na e ka dërguar pasurinë si mjet shërbyes e jo si mjet që meriton ti shërbehet, kurse feja është mjet që duhet ti shërbejmë asaj. Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

“Allahu xh.sh ka thënë: Me të vërtetë Ne e kemi zbrit pasurinë për të falur namazin dhe për të dhënë zekatin,sikur biri i ademit (njeriu) të ket një luginë, kishte shpresu ta ket edhe një, dhe sikur të kishte dy lugina, kishte shpresu ta ket edhe të tretin, dhe nuk e ngop njeriun vetëmse dheu, dhe Allahu i’a fal at ii cili pendohet.”

Hadithi është i qartë se Allahu xh.sh na ka dërguar pasurinë që ta falim namazin dhe t’i kryejm obligimet tjera, dhe nuk na ka dërguar pasurin që të kënaqemi me të e ta harojm namazin dhe obligimet tjera, ajo pasuri e cila na largon nga përkujtimi i Allahut, është pasuri e cila nuk do të na sjell dobi as në këtë bot as në botën tjetër.

“O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.”
[El Munafikun, 9]

Mos u frigëso o vëlla për rizkun sepse Allahu xh.sh e ka caktuar për çdonjërin prej neve rizkun e tij,ashtu siç ja ka caktuar edhe kafshëve Allahu xh.sh thotë:

“Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj.”
[Hud, 6]

Gjithashtu Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

“Sikurse biri i Ademit (njeriu) do të ikte nga rizku i tij ashtu sikurse ik nga vdekja, do ta godiste rizku i tij ashtu sikurse do ta godiste vdekja.”

Në një hadith tjetër Pejgamberi s.a.v.s thotë:

“Rrizku e ndjek njeriun më shumë se sa vdekja.”

Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

“Allahu xh.sh më ka inspiruar se nuk do të vdes askush pa i ardhur moment ii vdekjes dhe pa e mar rizkun që i’u eshte caktuar.”

Pra, o rob i Allahut, pse nuk falesh a po frigësohesh se nëse falesh nuk do të kesh qka të hash, apo familja yte nuk do të ket qka të hajë, Vallahi Ai i cili të ka krijuar dhe të ka ushqyer atëherë kur askush nuk ka mundur të të ushqej (kur ke qen ne barkun e nënës), Ai ta ka caktuar rizkun dhe ta ka garantuar ate.

Transmeton Ebu Hurejra r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

“Allahu xh.sh ka thënë: O biri i Ademit më adhuro Mua, do ta mbushi gjoksin me pasuri dhe do ta lagoj nga ti varfërinë, e në çoftëse nuk e bën këtë atëherë do ti mbushi duart tua me punë (do të kesh telashe) dhe nuk do ta largoj varfërinë.”

Allahu xh.sh e ka përmendur fjalën “..do ta mbushi gjoksin me pasuri..” me qëllim, sepse ka shum pasanik të cilët kan pasuri mirëpo në gjoksin e tyre jan të varfur,nuk ndien knaqësi për pasurin që kan gjithashtu kan shum e shum telashe, e gjith kjo për shkak se nuk e adhurojnë Allahun xh.sh.

Kurse ata të cilët e falin namazin dhe e adhurojnë Allahun xh.sh edhe nëse nuk kan pasuri ata gjoksat e tyre i kan të pasura,dhe nuk kan telashe ashtu siç kanë ata të cilët nuk e adhurojnë Allahun xh.sh,edhe nëse i godet ndonjnë fatkeqësi din ta frenoj vetën.

Allahu xh.sh thotë:

“E kush i frigësohet (u përmbahet dispozitave të) All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).”
[Hud, 2-3]

“E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t´ju hapnim begati nga qielli e toka.”
[El A’raf, 96]

Dine, o muslimanë, se nuk ka arsye askush për mosfaljen e namazit,sikur të kishte dikush arsye për mosfaljen e namazit do të ishin muxhahidët (luftëtarët), kur as atyre nuk i lejohet që të mos e falin namazin, nuk i lejohet askujt tjetër.

3. Namazi të largon nga të shëmtuarat dhe të irrituarat.

Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:

“Vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç’punoni ju.”

Pra namazi e largon njnjeriun nga gjerat e shëmtuara dhe e tërhej ate në pun të mira. Nëse robi i Allahut e bën namazin në rregull atëherë edhe veprat e tjera do t’i ketë në rregull,Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

“Vepra e par për të cilën do të pyetët njneriu në ditën e gjykimit është namazi,nëse namazin e ka në rregull edhe veprat tjera do ti ket në rregull,e nëse namazin nuk e ka në rregull as veprat tjera nuk do ti ket në rregull”

I është thënë Pejgamberit s.a.v.s:

“O i Dërguar i Allahut, filani fal namaz tër natën mirëpo si të gdhij mëngjesi vjedh! Pejgamberi s.a.v.s i tha: “Namazi do ta largoj ate nga ajo qka po thua.”

4. Me namaz Allahu [Xhele Shanuhu] e ngrit robin e Tij dhe ia shlyen mëkatet.

Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:

“Shpeshtoni sexhdet, se me të vërtetë çdo sexhde që e bën, Allahu [Xhele Shanuhu] do të të ngris një shkallë dhe do ta shlyej një mëkat.”
[Muslimi]

Transmeton Ukbe ibn Amir r.a se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:

“Ai i cili ngritet dhe mer abdest ashtu si duhet,dhe i fal dy rekate namaz duke qen i përkushtuar më zemrën e tij,e meriton xhennetin”
[Muslimi]

5. Namazi është ndriçim për te, në dunja dhe ahiret (në këtë botë dhe botën tjetër)

Allahu xh.sh thotë:

“Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes.”
[El-Fet’h, 29]

Komentatorët e kur’anit kur e komentojnë fjalën e Allahut “Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes.” thonë: “Namazi i ndriçon dhe i përmirëson fytyrat e tyre.”

Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:

“Përgëzoni ata që shkojnë nëpër errësirë në xhami, sepse ata do të kenë ndriçim të plotë në Ditën e Gjykimit.”
[Tirmidhiu – sheikh Albani ka thënë se hadithi është sahih]

6. Namazi i shlyen gabimet dhe mëkatet

Allahu xh.sh thotë:

“Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S´ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat.”
[Hud, 114]

Transmeton Ebu Seid El Hudri se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thënë:

“A e shihni, sikur të kalonte ndonjë lum pranë shtëpive të juaja, dhe sikur ju të laheshit pesë herë në ditë, athua do t´ju kishte mbetur ndonjë papastërti?” Thanë të pranishmit: “Nuk ka mundësi të mbetet ndonjë papastërti,” Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: “Kështu është çështja e faljes së pesë kohëve të namazit, Allahu [Xhele Shanuhu] i shlyen me to mëkatet.”
[Muslimi]

Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:

“Falja e pesë kohëve të namazit, xhumaja deri në xhuma, ramazani deri në ramazanin tjetër, janë shkaktarë për shlyerjen e mëkateve që bëhen mes tyre, nëse i largohemi mëkateve të mëdha.”
[Muslimi]

Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:

“Çdo person që merr abdest ashtu si duhet dhe e fal namazin, Allahu [Xhele Shanuhu] do t’ia fal mëkatet që i bën mes këtij namazi dhe namazit që vjen pas tij.”
[Muslimi]
7. Allahu [Xhele Shanuhu] do ti përgatit falësit të namazit gosti në Xhennet sa herë që shkon për sabah dhe mbrëmje

Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:

“Ai i cili shkon në namazin e mëngjesit apo të mbrëmjes, Allahu [Xhele Shanuhu] do ti përgatit atij gosti1 në xhennet sa herë që shkon në mëngjes dhe mbrëmje.”
[Buhariu dhe Muslimi]

8. Ai i cili shkon për ta falur ndonjë namaz në xhami, ai e ka shpërblimin sikur të jetë në namaz derisa të kthehet

Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:

“Çdo person i cili merr abdest ashtu si duhet dhe shkon në xhami, ai është në namaz derisa të kthehet.”
[Hakimi – sheikh Albani ka thënë se ky hadith është sahih]

9. Melaiket luten për falësin e namazit sa të qëndroj ai në vendin ku është falur

Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) thotë:

“Melaiket luten për falësin e namazit sa të qëndroj ai në vendin ku është falur, duke thënë: O Allah mëshiroje atë, o Allah falja mëkatet, o Allah pranoja pendimin, dhe kështu luten derisa të ngritet apo të flas.”
[Buhariu dhe Muslimi]

Së fundi e lusim Allahun Subhanehu ue Teala që të na bëj prej atyre që i kushtojnë kujdes namazit, dhe e falin atë në kohën e vet, sepse me të vërtetë vdekja është shumë afër dhe gjëja e parë për të cilin do të japim përgjegjësi para Allahut do të jetë namazi, e nëse namazin nuk e kemi kryer atëherë do të jemi në një humbje të madhe.

E lusim Allahun [Xhele Shanuhu] të na i falë mëkatet tona, të prindërve tanë,familjes tanë,dhe të gjithë muslimanëve deri në ditën e gjykimit.
1 – [Gosti ka për qëllim atë çka përgatit pronari i shtëpisë për mysafirët e tij]

1 2 3 4 5

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit