12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Çfarë tha avokati katolik për hoxhën Irfan Salihu?

Më të lexuarat

Thonë që njeriu është injorant për atë që nuk e njeh. Kështu ishte edhe për një avokat kosovar i besimit katolik, i cili në bazë të propagandës mediale ndaj figurës së hoxhë Irfan Salihu kishte krijuar një përshtypje urrejtje.
Ai e rrëfen këtë histori të tij tek një besimtar musliman duke i thënë: “Me atë që kisha parë e dëgjuar për të, nuk kishte për mua njeri më të urrejtur në fytyrë të tokës se hoxha Irfan Salihu. Por thellë besoja se kjo që unë po bëjë nuk më ka hije si një intelektual. Fillova të dëgjoj ca shkurtime të ligjëratave të tij që gjendeshin në internet, pastaj fillova ca ligjërata të gjata dhe thash me vete këto fjalë që ky i thotë, janë një realitet i pamohueshëm. Ngrita edhe këtë çështje edhe me kolegë të tjerë, ku edhe ata më thanë se këto fjalë që i thotë ky hoxhë edhe ne i flasim se këto janë dukuri negative. Më pëlqeu shumë dhe mu largua ai inati që kisha, kuptova se kisha rënë pre e propagandës. Gjeta një formë dhe u takova me të. Sot e asaj dite mbaj mend atë takim, që përfundimisht vulosa bindjen time se ky njeri ishte i urtë dhe fliste për gjëra të mirëfillta morale dhe nuk shante sikur e paraqiste mendia. Edhe sot mbaj kontakte me hoxhën dhe me ëndje i takohem me të”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit