6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Çfarë po i ndodh Xhamisë e Et’hem Beut?

Më të lexuarat

Xhamia e Et’hem Beut, perla e qendrës së Tiranës sot në mëngjes. Dhjetra turistë që presin në radhë ta vizitojnë dhe shijojnë artin dhe trashëgiminë e kulturës shqiptare islame.

Dje ka qenë një ditë e trishtë, kur dikush nga instancat e sigurisë së vendit, në tejkalim të kompetencave dhe në kundërshtim me kushtetutën dhe çdo ligj të vendit, i pengoi njerëzit që ti afroheshin kësaj xhamie për tu falur apo për ta vizituar.

Nuk ka asnjë arsye që mund ta përligj diçka të tillë. As takimi i NATO-s. Policia shqiptare ka mjaft kapacitete dhe mjete për të siguruar perimetrin e hotelit pa cënuar hyrjen në xhami.

Edhe më herët janë organizuar samite të rëndësishme dhe janë pritur delegacione me masa të larta sigurie, por xhamia e Et’hem Beut ka qëndruar përherë e hapur që prej Janarit të vitit 91 kur u hap për herë të parë pas komunizmit.

Dikush, që nuk denjoi as të njoftonte Komunitetin Mysliman paraprakisht me shkrim apo verbalisht, duhet të mbajë përgjegjësi…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit