13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çfarë paralajmërojnë dhimbja në kraharor, gjaku në urinë dhe mpirja e këmbëve?

Më të lexuarat

Shumë dhimbje nuk janë shenjë e diçkaje serioze, megjithatë simptoma të caktuara duhet të kontrollohen. Bëni një vizitë mjekësore nëse keni këto simptoma:

1.Dobësi të krahëve dhe këmbëve: Nëse ndieni dobësi ose mpirje të duarve, këmbëve apo fytyrës, mund të jenë shenjë e një goditje në tru, sidomos nëse i ndieni vetëm në njërën anë të trupit. Mund të pësoni goditje në tru edhe nëse nuk po arrini të mbani ekuilibrin e trupit, keni marramendje ose vështirësi në të ecur. Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme nëse krejt papritur nuk ndiheni mirë, keni dhimbje koke, ndiehni konfuzë ose keni probleme në të folur ose kuptuar.

2.Dhimbje në kraharor: Çdo dhimbje kraharori, sidomos e shoqëruar edhe me djersitje, tension, probleme me frymëmarrjen ose të përziera, duhet të kontrollohet menjëherë tek mjeku. Dhimbja e kraharorit ose ndjesia e ushtrimit të presionit (sikur të është ulur një elefant sipër) mund të jenë shenja
edhe të ndonjë sëmundje të zemrës ose atakut në zemër, sidomos nëse i ndeni kur jeni aktivë fizikisht. Përveç zemrës, dhimbja e kraharorit mund të paralajmërojë edhe për probleme të tjera serioze, si mpiksje të gjakut që ka kaluar në mushkëri.

3.Mpirje dhe dhimbje të këmbëve (sidomos pulpës): Mund të jenë shenjë e një mpiksje gjaku në këmbë, quajtur ndryshe tromboza e venave të thella. Mund t’i ndodh kujtdo që qëndron ulur për një kohë të gjatë. Nëse është mpiksje gjaku, mund të ndieni sidomos dhimbje kur çoheni në këmbë ose ecni. Shenja të tjera klinike të trombozave të venave të thella janë ënjtja (edema) e këmbëve, skuqje, dhimbje të këmbëve, temperaturë lokale, nxirje e anesisë (e shoqëruar me një ënjtje të theksuar të saj).

4.Gjak në urinë: Faktorë të ndryshëm mund të bëhen shkak për shfaqjen e gjakut kur urinoni. Nëse keni gjak në urinë dhe ndieni gjithashtu shumë dhimbje në njërën anë ose shpinë, mund të keni gurë në veshka. Guri në veshka është një kristal i vogël i formuar nga mineralet ose kripërat që formohen në veshkë dhe lëvizin nëpërmjet tubit që mban urinën. Mjeku mund t’ju rekomandojë të bëni një eko ose rreze X për të parë gurët. Shumë gurë në veshka dalin gradualisht jashtë trupit nëpërmjet urinës. Megjithatë, ka raste kur mund të lindë nevoja e ndërhyrjes kirurgjikale për të hequr gurët. Nëse vëreni gjak në urinë, urinoni shpesh ose keni nevojë urgjente për të urinuar, mund të keni edhe infeksion të veshkave ose fishkëtës.
Mos e anashkaloni takimin me mjekun, sidomos nëse keni edhe ethe dhe temperaturë të lartë. Në raste më të rralla gjaku në urinë mund të paralajmërojë edhe për kancer të veshkave ose fshikëzës.

Burimi: ”shëndeti.com”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit