9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Çfarë nuk kemi ditur për mjaltin

Më të lexuarat

Bletët jetojnë në mjaltin e tyre dhe e hanë atë, sidomos gjatë muajve të dimrit, kur nektari i luleve është më pak në dispozicion për to.

Ekzistojnë më shumë se 300 lloje të mjaltit. Secili lloj e ka erën, ngjyrën dhe shijen specifike, në varësi të bimëve nga të cilat bletët e mbledhin nektarin, transmeton Koha.net. Mjalti me ngjyrë më të ndritshme ka shije më të butë, në krahasim me mjaltin me ngjyrë më të errët.

Për t’i prodhuar vetëm 500 gramë mjaltë, bletët duhet të zbresin në më shumë se 2 milionë lule dhe të pinë 250 ml ujë në ditë.

Mjalti është i rrezikshëm për foshnjat dhe mund të shkaktojë vdekjen. Poleni, të cilin bletët e mbledhin, mund të përmbajë spore të baktereve që shkaktojnë botulizëm. Foshnjat e kanë një sistem të pazhvilluar imunitar, kështu që ekspertët i këshillojnë prindërit që fëmijëve nën moshën njëvjeçare të mos u japin mjaltë për të ngrënë.

Mjalti mund të përdoret për t’i trajtuar gërvishtjet dhe prerjet, por jo edhe djegiet. Mjaltin mos e aplikoni në plagë të thella, por vetëm në gërvishtje ose prerje sipërfaqësore.

Mjalti është një mënyrë efektive dhe e natyrshme për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Një lugë e mesme mjaltë është e mjaftueshme për ta lehtësuar irritimin në fyt.

Mjalti nuk është më i mirë se sheqeri për personat që vuajnë nga diabeti apo dëshirojnë të humbin peshë. Në fakt, mjalti përmban më shumë kalori dhe karbohidrate, në krahasim me sheqerin e bardhë ose atë ngjyrë kafe. Mjalti përmban aq shumë sheqer, saqë duke qëndruar fillon të kristalizohet. Nëse kjo ju ndodh, vendosni kavanozin me mjaltë në ujë të ngrohtë dhe prisni derisa të shkrihet sheqeri.

Shumica e mikroorganizmave nuk mund të mbijetojnë në mjaltë, sepse ai përmban shumë pak ujë. Kjo është arsyeja se pse mjalti nuk mund të prishet dhe mund të qëndrojë gjatë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit