6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çfarë ngjarje e pazakontë: I shkruan çdo ditë një sms babait të vdekur, vajza merr përgjigjen e papritur pas 4 vitesh

Më të lexuarat

Për plot 4 vite, Chastity Patterson dërgonte çdo ditë një sms në numrin e vjetër të babait të saj të ndjerë, edhe pse ai kishte ndërruar jetë vajza e re kishte krijuar këtë ritual ku ndante me të përditësime nga jeta e saj, nga diplomimi në universitet, deri tek beteja e saj e fituar me kancerin. Nuk priste përgjigje, ishte thjesht një mënyrë për të respektuar personin që e kishte rritur si bijën e saj, edhe pse jo babai biologjik. Por ditën e përvjetorit të katërt, Chastity mori një përgjigje aq shokuese sa kuptimplotë.

Në numrin që besonte i përkiste të vdekurit, një person me emër Brad i shkruante se kishte 4 vite që ajo i dërgonte mesazhet numrit të tij, dhe po aq kohë që ai lexonte ato mesazhet, dhe kjo i kishte dhënë një forcë të madhe për t’u përballuar me vdekjen e vajzës së tij në një aksident rrugor.

“Kam dashur gjithmonë të ktheja përgjigje gjatë këtyre viteve, por nuk doja të të thyeja zemrën. Kam ndjekur gjatë gjithë kësaj kohe përparimet e tua, dhe do të doja që edhe vajza ime të kishte pasur mundësinë të bëhej si ty ”, rrëfeu personi, që shtoi se edhe ai priste çdo natë mesazhet e saj, që e kishin mbajtur gjallë gjatë asaj periudhe aq të vështirë. Vajza ka shpërndarë ngjarjen e pazakontë në faqen e saj në Facebook, duke marrë dhjetëra mijëra komente inkurajuese.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit