10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çfarë ndodhi në Londër që e bëri Blendi Fevziun të reflektojë?!

Më të lexuarat

Gazetari i njohur Blendi Fevziu është një ndër personazhet shqiptar që ka vizituar pothuajse çdo vend të botës.

Por momentin më të veçantë të udhëtimeve, Blendi e ka përjetuar së fundmi.

Së fundmi Fevziu ka vizituar Londrën dhe teksa ishte duke ecur rrugëve të qytetit, është përballur me një situatë të pazakontë dhe shumë frymëzuese.

Një burrë në moshë të mesme, i shtrirë në tokë, i mbuluar me një xhup dhe në duar mban një libër.

Edhe pse në kushte mjaf të vështira mbijetese, ai duket teksa lexon librin.

“Kjo foto e bërë dje në Londër ka qenë një reflektim për mua dhe besoj për shumë të tjerë me të cilët e kam ndarë. Ky burrë që jeton në ato kushte duket sikur e sfidon fatkeqësinë e tij duke lexuar. Një inspirim për të gjithë”, ka shkruar gazetari krahas postimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit