12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çfarë mund të bëni me një shkop (magjik) kanelle

Më të lexuarat

Kanella është një ndër erëzat më të përdorura në kuzhinë dhe kjo falë aromës dhe shijes fantastike që kjo dhuratë e natyrës ka.
Por sot po iu sjellim disa truke të vogla për përdorimin e shkopit të kanellës në kuzhinë.

Shkopi i kanellës mund të përdoret si çaj. Mjafton ta zieni në ujë të nxehtë. Aroma do jetë mbresëlënëse.

Sa herë që gatuani bollgur mos harroni të shtoni një shkop kanelle brenda tij.
Shkopi i kanellës është ideal për ta vendosur në filxhanin e kafesë para se ta pini.
Për të larguar erën e mishit shtoni një shkop kanelle gjatë zierjes. Shtëpia juaj do të mbajë një aromë freskie dhe gjella do të jetë oreksndjellëse.

Sa herë që përgatisni salca për ëmbëlsira mos harroni të shtoni një shkop kanellë. Do të na falenderoni!
Gjatë kohës që ju gatuani thjerrëza shtoni një shkop kanelle për të zierë më shpejtë.
Nëse shtëpia juaj mban aromë të ndenjur, vendosni nëpër kavanozë qelqi nga një shkop kanelle.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit