7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çfarë mësova duke rritur një fëmijë me autizëm

Më të lexuarat

Binjakët tanë sapo festuan ditëlindjen e tyre të 10- të. Ne i kemi shoqëruar çdo ditë, çdo minutë gjatë udhëtimit të tyre përkrah autizmit. E dini? Nuk ka qenë e lehtë për mua dhe gruan time, shpesh edhe për martesën tonë. Kishte raste kur nuk dinim çfarë të bënim, si të silleshim,si ta kontrollonim situatën.

Ndonëse historia e famijes sonë me autizmin ka një fillim të vështirë, nuk mund të them kurrsesi që është një histori e trishtueshme, në fakt qëndron shumë larg të qenit e trishtë. Rritja e dy fëmijëve me autizëm më la të kuptoja gjëra që nëse nuk do t’i kisha përjetuar, vështirë se do t’i kisha kuptuar ndonjëherë.

1. Autizmi kërkon dashuri të pafundme

“Dashuria nuk është “sepse” ose “nëse”. Dashuria është “gjithsesi”, “edhe pse” dhe pavarësisht nga.” – autor anonim

Unë, si prind i një fëmijë autik kam qenë i bekuar me mundësi të panumërta për të dashur pa kufizime apo pa kushte dhe për të marrë dashuri nga bijtë e mi në një mënyrë unike për ta.

2. Autizmi është inspirues

“Jeta është 10 përqind se çfarë na ndodh dhe 90 përqind se si reagojmë ndaj saj.”- Dennis Kimbro

Ishte autizmi i fëmijëve ai që më shtyu të arrija një gradë shkencore në psikologji, të përfshihesha më shumë në komunitetin e autizmit, të interesohesha, të lexoja, të ndihmoja njerëz dhe të pranoja fatin tim. Unë dhe gruaja ime ndihmojmë fëmijët autikë në një organizatë jofitimprurëse. Autizmi, në një farë mënyre ka qenë dhuratë për familjen time, shoqërinë dhe njerëz kudo në botë. Na ka bërë njerëz më të mirë e më të dhembshur.

3. Autizmi është sfidues

“Rrugët e vështira shpesh të shpien në destinacione të bukura.”- autor i panjohur

Autizmi nuk është sfidues vetëm në kuptimin që të vështirëson jetesën. Autizmi është sfidues sepse na përmirëson, na shtyn të dukemi përherë të bukur për të dashurit tanë, për komunitetin dhe botën që na rrethon. Ne kemi mësuar t’i përqafojmë sfidat dhe të shohim përpara.

4. Autizmi është ndihmues

“Çdo ditë sjell një fillim dhe një fund të ri.”- autor i panjohur

Ne nuk mendojmë se edhe e nesërmja, 2 javët më pas apo e gjithë koha në vazhdim do të na përballë me autizmin. Ne thjesht jetojmë çdo ditë me autizmin duke shpresuar se e nesërmja do të jetë më e thjeshtë. Kemi kuptuar se kjo ka qenë ajo që na ka ndihmuar. Sot, tani përballu me autizmin, pa menduar për të nesërmen. E nesërmja është sa afër edhe larg, do të kesh kohë nesër për ta jetuar.

5. Autizmi është i bukur

“Bukuria nuk qëndron te të paturit një fytyrë të këndshme. Bukuria qëndron te një mendje e bukur, te një zemër e mirë dhe mbi të gjitha, te një shpirt i bukur.”- autor i panjohur

Nuk ka asgjë më të bukur sesa të shikosh binjakët e mi të sfidojnë diagnozat e tyre dhe të angazhohen në jetë, të mundohen të ushqehen vetë, të lahen vetë, të vishen pa i ndihmuar ne Megjithëse mendjet u funksionojnë ndryshe nga ne, bukuria e tyre shkëlqen nga çdo sukses i vogël që arrijnë në jetë.

6. Autizmi përfshih sakrificë

“Nuk mund të ketë dashuri pa sakrificë; mund të ketë sakrificë pa dashuri.” Karen Kingsbury

Sakrifikimi nuk është një fjalë e keqe që do të thotë se ne po heqim dorë nga jeta jonë për fëmijët tanë. Kjo do të thotë që i duam fëmijët kaq shumë, sa në emër të dashurisë u japim përparësi nevojave të tyre të veçanta.

Burimi: Pop Sugar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit