15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Çfare llambe duhet zgjedhur për abazhurin?

Më të lexuarat

Çdo abazhur kërkon llambën e përshtatshme. Forma, përdorimi dhe voltazhi janë disa aspekte që duhen marrë parasysh për të zgjedhur llambën e duhur.
Përzgjedhja e një llambe: rregullat e arta

Përpara se të përzgjidhet një llambë, duhet ditur që ajo përgjidhet në bazë të voltazhit dhe intensitetit të përshtatshëm për abazhurin tuaj.

Në rast se llamba ka voltazh më të madh se abazhuri, ajo do të digjet.

Rregulla të tjera për t’u pasur parasysh, llamba përzgjidhet në bazë të teknologjisë së saj, të dritës që nxjerr apo të formës së saj.

Edhe pamja e saj ka rëndësi të veçantë. Ka llamba të rrumbullakta, ovale, në formën e flakës apo llamba të lyer me kokrriza.
Llojet kryesore të llambave

Llamba tradicionale me inkandeshencë ka filluar të zëvendësohet me llamba më cilësore dhe më ekonomike.
Llamba fluoreshente-kompakte, përshëmbull, është llamba më ekonomike, një llambë që konsumon deri në 5 herë më pak energji se një llambë tradicionale.
Llambat me konsum të ulët bëjnë të mundur të ulet konsumi i energjisë dhe shuma e pagesës së faturave, duke gatamtuar njëkohësisht një ndriçim cilësor.

Një teknologji tjetër e modës janë LED-ët, elektrone që prodhojnë energji në formën e dritës. LED-ët bëjnë të mundur të kursehet 3 herë më shumë energji se llambat inkandeshente.

Për abazhurët e varur në tavan apo lampadarët, shumë dekorativë dhe dizajn mund të përdoren llamba me voltazh të madh, do të ishte ideale të përdoreshin llamba halogjene apo inkandeshente për një dritë difuze.

Abazhurët e tryezave kanë avantazhin se mund të përdoren me çfardo burimi energjie. Ato mund të përdoren me llamba halogjene, inkandeshente, me LED apo me llamba me konsum të ulët.

Një llampadar mund të ndriçohet në mënyrë optimale me llamba fluoreshente-kompakte dhe me LED, sepse ndriçimi i tyre është cilësor dhe ekonomik në të njëjtën kohë.

Për një llambë zyre, rekomandohet një dritë e gjallë. Një llambë halogjene do të ishte e përkryer për të prodhuar ndriçim të mirë. Llambat me spektër të gjërë rekomandohen veçanërisht sepse ato imitojnë dritën natyrale, një avantazh për ju, në rast se ju kaloni orë të tëra në zyrë. Po ashtu këshillohen edhe LED-ët për efektshmërinë dhe saktësinë e ndriçimit të tyre./living/kohaislame.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit