9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çfarë karakteristikash ka dhimbja e kokës te tumoret e trurit?

Më të lexuarat

Dhimbja e kokës te tumoret e trurit në ¾ e rasteve ka karakteristika të kokëdhimbjes tensionuese: është e dyanshme, topitëse (jopulsuese), me intensitet mesatar, pa mundim dhe vjellje, pa përkeqësim gjatë sforcimit fizik. Karakteristikë e veçantë është edhe kontrolli gjatë aplikimit të analgjetikëve.

Dr. Fatos Kelmendi/Neurokirurg

Dhimbja e kokës te tumoret e trurit nuk është fare specifike, pra shumë lehtë e mashtron pacientin dhe mjekun. Në 9 % të rasteve, dhimbja e kokës ka karakteristika të migrenës – është e njëanshme, pulsuese, e përcjellur me mundim dhe vjellje dhe rritet gjatë sforcimit fizik.

Vetëm në 8% të rasteve dhimbja e kokës te tumoret e trurit ka karakteristika tipike në bazë të cilave mund të dyshohet në tumor: është e fortë, atakon komplet kokën, është më e fortë herët në mëngjes, rritet gjatë kollitjes, teshtitjes, përcillet me mundim dhe vjellje ku zakonisht pas vjelljes pacientja/i e ndien vetën më lehtë.

Vetëm për këtë lloj të dhimbjes mund te thuhet që është tipike për tumor në tru. Ky lloj i kokëdhimbjes flet për rritjen e shtypjes intrakranaile.

Pacientët zakonisht i frikëson kokëdhimbja e fortë. Njerëzit për nga natyra mendojnë se sa më e fortë kokëdhimbja, aq më shumë kanë shanse që të kenë tumor në tru.

Realiteti qëndron ndryshe. Disa kokëdhimbje të forta, siç është migrena apo ndonjë neuralgji janë plotësisht beninjë.

Si ta zbulojmë më të keqen?

Nëse keni kokëdhimbje dhe simptoma bashkëshoqëruese, si: dobësim i të pamurit, dobësim i njërës gjysmë të trupit apo vetëm një anësie (gjymtyre), humbje e papritur e vetëdijes, atak epileptik (e sidomos kur paraqitet për herë të parë pas moshës 40 vjeçare), harresa, etj, – urgjent lajmëroheni te mjeku/neurokirurgu. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit