7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Çfarë janë IP-të?

Më të lexuarat

Gjatë komunikimit në rrjetë, pajisjet elektronike përveç MAC adresës përdorin edhe një adresë tjetër, adresën e Internetit – IP adresën (Internet protocol address).

IP adresa ka dy funksione themelore: identifikimin e pajisjes dhe adresimin e lokacionit të saj në rrjetë.
Sot, IP adresat mund të jenë: IP të versionit 4 – IPv4, të cilat janë adresa 32 bitësh; dhe IP adresa të versionit 6 – IPv6, të cilat janë adresa 128 bitësh.

IP adresa e versionit 4

Ne klientët e Europës aktualisht përdorim IP adresa të versionit të 4-të. IPv4 është adresë 32 bitëshe, e ndarë në 4 oktete nga 8 bit për secilin oktet, si p.sh 11000001.10100000.00000001.00000001 në formatin binar, e cila në kompjuterin tonë futet në formatin decimal, dhe IP e dhënë si numra binar, është ekuivalent me 193.170.1.1 në formatin decimal.
Adresat IP caktohen sipas formulës 2 në fuqinë n, ku n – është numri hapësirave që do të kombinohen, e sipas kësaj del se numri maksimal i IPv4 është 2 në fuqinë 32 = 4 294 967 296 adresa IPv4.
Struktura e IP adresës është e përberë nga dy pjesë: pjesa e rrjetit (Network part) dhe pjesa e hostit (Host ose address part). Pjesa e rrjetit paraqet sabnetin në të cilin ndodhet adresa, pra tregon cilës familje i takon, ndërsa pjesa e hostit i identifikon pajisjet d.m.th paraqet adresën ose emërtimin e pajisjes brenda familjes.
Nëse e marrim IP adresën: 151.121.10.3 me sabnetmask 255.255.0.0, atëherë 151.121 është pjesa e rrjetit, ndërsa 10.3 është pjesa e hostit.

Adresat IPv4 klasifikohen në 5 klasë, si: Klasa A, Klasa B, Klasa C, Klasa D, dhe Klasa E. Nga të tri klasat e para A, B, C adresat IP ndahen edhe në adresa Publike dhe në adresa Private. Secila IP adresë publike është unike në gjithë Boten, ndërsa IP adresat private janë unike në kuadër të një domeni (në kuadër të një sabneti). Në seksionin e ardhshëm do të flasim më gjerësisht për ndarjet e IP adresave.

Në kompjuterin tonë IP adresën mund ta shohim në disa mënyra, si: në Control Panel tek ikona Network and Sharing Center, në Properties të saj, zgjedhim Internet Protocol Version 4 pastaj Properties, dhe aty mund t’i vendosim IP adresat tona, ose mund t’i shohim se çfarë IP kemi të vendosura nëse paraprakisht kemi pasur IP-ja në pajisjen tonë.
Një mënyrë tjetër është: Start – All Programs – Accessesories – Command Promt. Në cmd shkruajmë ipconfig dhe klikojmë enter.

Shkruar nga Besnik DRAGUSHA/infoglobi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit