5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Çfarë feje kanë kosovarët

Më të lexuarat

Një nga debatet më të njohura në shoqërinë shqiptare, ai për përkatësinë fetare, këto ditë është ringjallur prapë. Tash kur përgatitjet për shënimin e njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë janë në vlugun e punës, edhe një herë është ngritur në tryezën e debatit çështja e fesë së shqiptarit. Pashko Vasa, vazhdon të citohet, por edhe pas njëqind vjetësh, gabimisht, sidomos në kontekstin tonë kosovar. Thënia e tij, e shndërruar në maksimë për disa nacionalistë, edhe nëse ka ndonjë kuptim, ka vetëm në kontekst historik, dhe këtë, gjithsesi të kufizuar, pavarësisht se, verbërisht, vazhdon të mbrohet sikur të ishte fjalë hyjnore.

Nejse, nuk po duam të merremi me të, por me realitetin tonë kosovar. Na dhemb fati i kombit shqiptar në tërësi, shumica absolute e të cilit janë myslimanë, por tash në rrethanat e reja, aktualiteti jonë kosovar duket të jetë edhe më i dhembshëm. Thënia e Vasës, në fjalorin e politikës kosovare, interpretohet si injorim total zyrtar i Islamit, si simpati e heshtur e katolicizmit dhe si përkrahje zyrtare e ortodoksizmit. Mund të duket paksa e çuditshme, por kjo është e vërteta. Komuniteti i vetëm fetar në Kosovë që ka emër në shtet dhe që përfiton ndihma nga shteti janë ortodoksët. Përkundër të kaluarës, jo të largët, të hidhur, ky komunitet, edhe pse aspiron ende të njëjtat aspirata dhe nuk ndalet së fyeri e ofenduari shqiptarët, çuditërisht, vazhdon të përkrahet nga shteti. Ligji për Prizrenin, i cili favorizon komunitetin ortodoks, dhe i cili, me gjithë protestat kundër tij, u miratua pak kohë më parë, si dhe ndarja e mjeteve për restaurimin e një kishe ortodokse në Cerrnicë të Gjilanit, e cila qenka dëmtuar gjatë luftës, janë dëshmitë më konkrete për këtë.

Orientimi oksidental i qeverisë sonë me këtë përkëdhelje (të paktën) zyrtare për ortodoksizmin oriental, nuk di si do të komentohet, ose, thënë më drejtë, nuk di pse nuk po komentohet. Kam përshtypjen se sikur me ‘lindje’ të kuptohej diç islame, qeveria nuk do të lëvizte vendi fare, ose komentet dhe reagimet negative në adresë të saj nuk do të mungonin. Nëse për restaurimin e kësaj kishe, të dëmtuar gjatë luftës, iu bie ndërmend autoriteteve tona, dhe, nga paratë e taksapaguesve muslimanë ndajnë këto shuma, atëherë do të kishte qenë mirë të mendojnë edhe për fatin e më shumë se 200 xhamive të dëmtuara nga serbët, të cilët kanë marrë bekimet pikërisht në këto kisha, por, paradoksalisht, kjo nuk po ndodhë fare. Qeverisë sonë nuk i ka rënë ndërmend të diskutojë as për xhaminë në veri të Mitrovicës, të cilën e dogjën serbët gjatë trazirave, edhe pse këta të fundit e çuan botën në këmbë për kishat e djegura të tyre.

Nuk dua të besoj se kjo qeveri, e votuar dhe përbërë nga shumica absolute myslimane, do të punojë kundër interesave të popullatës shumicë, por, fatkeqësisht, gjërat kështu po duken./Hoxhë Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit