9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çfarë është suksesi?

Më të lexuarat

Sot për njerëzit suksesi llogaritet me pasuri, në bukuri, status shoqërorë, para dhe famë.
Por suksesi apo siç e quan Kur’ani ” الفلاح – el felah”, për besimtarët paraqet krejt diçka tjetër, a e jeni të njoftuar se çfarë është suksesi realisht ?
Në vijim do sqarojmë atë se çka është sukesi nga pikëpamja e Kuranit: 
Sukses është të qëndruarit në ditën e gjykimit dhe të na thotë Allahu se Ai është i kënaqur me ne, dhe se jemi të falur.
Sukses është të pranosh regjistrin e veprave tua në dorën tënde të djathtë.
Sukses është të kalosh urën e Siratit me të gjithë familjen tënde për kohën sa hapë e mbyll sytë.
Sukses është të takosh të dashurin tonë Profetin Muhamed alejhi selam tek kroni Kewther dhe ta dëgjosh atë duke e thirrur emrin tënd.
Sukses është të shohësh peshorën e veprave tua të mira më të rënde se sa veprat tjera. 
Sukses është të dëgjosh emrin tënd duke u ftuar nga portat e xhenetit, dhe dyert e tij duke të pritur të hapura ty. 
Dhe për fund, e jo e fundit, të takohesh me të gjithë të dashurit e tu duke përfshirë familjen tënde në destinacionin final Xhenetin Firdews (xheneti më i lartë).
E tëra kjo duke e dëgjuar zërin që thotë:
يَا أَيَّتُهَا النَّفْسُ الْمُطْمَئِنَّةُ

ارْجِعِي إِلَى رَبِّكِ رَاضِيَةً مَرْضِيَّةً 

فَادْخُلِي فِي عِبَادِي

 وَادْخُلِي جَنَّتِي
O shpirt i qetësuar!

Kthehu te Zoti yt i kënaqur (për vehte) e kënaqës (për Zotin)!

Hyr mes robërve të Mi!

Dhe hyr në Xhennetin Tim!
Kur’ an, Fexhr 29-30. 
E përmbledhi këtë shkrim duke e lutur Allahun që të na e lehtësojë veprimin e veprave të mira dhe të na largojë nga ato të liga dhe të na bëjë ngadhnjimtarë në dunja dhe në akhiret… amin. 
Përgatiti 
Armend I. Haxhiu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit