9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Çfarë eshte sexhdja e shukrit (falenderimit)?

Më të lexuarat

– Sexhdja e falenderimit eshte veper e pelqyer, behet nje sexhde e vetme dhe praktikohet kur te vjen nje miresi ose te largohet nje fatkeqesi. Pelqyeshmeria e saj eshte saktesuar ne praktiken e Profetit (alejhi selam) dhe shokeve te tij (radijaAllahu anhum).

– Ebu Bekrate (Allahu qofte i kenaqur prej tij) percjell se te Derguarit te Allahut (alejhi selam), kur i vinte nje lajm i gezueshem apo pergezohej me dicka, shkonte ne sexhede ne shenje falenderimi ndaj Allahut.” [E percjell Ebu Daudi me nr 2774 dhe e saktesoi Albani].

– Keab bin Malik, e ka praktikuar sexhden e falenderimit ne momentin kur i erdhi lajmi per pranimin e pendimit nga ana e Allahut te Madheruar. [Buhariu dhe Muslimi].
– Ebu Bekri (Allahu qofte i kenaqur prej tij) beri sexhden e falenderimit, kur i erdhi lajmi per vrasjen e Musejleme genjeshtarit.
– Ali bin Ebi Talib (Allahu qofte i kenaqur ndaj tij) ra ne sexhde, kur pa se mes te vrareve te Havarixheve ishte edhe Dhuth Thedije.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit