7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çfarë është fashiti plantar (i shputës) dhe simptomat e tij

Më të lexuarat

Fashiti plantar, ose i njohur ndryshe si fashiti i shputës, është një gjendje ku pacientët përjetojnë dhimbje dhe inflamacion në pjesën e poshtme të këmbës. Njerëzit që janë më të rrezikuar për t’u prekur nga ky shqetësim janë burrat dhe gratë ndërmjet moshës 40 dhe 70 vjeç. Kjo gjendje është paksa më e zakonshme tek gratë se sa te meshkujt.

Me rreth 26 kocka dhe më shumë se 33 nyje të vendosura në kolona dhe harqe me fleksibilitete të ndryshme, këmbët tuaja janë përgjegjëse për t’ju ndihmuar të kryeni veprimtaritë tuaja të përditshme. Për fat të keq, shumë njerëz kanë tendencë të lënë pas dore shëndetin e këmbëve, gjë e cila çon në shfaqjen shqetësimeve dhe sëmundjeve të ndryshme.

Disa fakte mbi fashitin e shputës:
Ky ligament i hollë i ngjashëm me një lidhëse, konsiderohet si më i madhi i trupit tuaj. Ai ka një funksion mbështetës të harkut të këmbës dhe njëkohësisht ju ndihmon të ecni. Mendoni se sa i dëmshëm mund të jetë dëmtimi i tij, veçanërisht për ju që ecni shumë.
Dhimbja e shkaktuar nga fashiti plantar shfaqet kryesisht në mëngjes ose gjatë kohës që jeni shtrirë.

Faktorët kryesorë ndikues lidhen me shtatzëninë, obezitetin dhe problemet e ndryshme të këmbëve. Jo vetëm që shkakton dhimbje te pacientët, por ju rëndon edhe në kuletat e tyre, pasi trajtimet e tij janë shumë të kushtueshme.

Ai mund të duket shumë i frikshëm, por mund të parandalohet nësë bëni ndryshime në mënyrën e jetesës dhe në zgjedhjen e këpucëve, veçanërisht. Duhet të konsultoheni me një mjek dhe të bëni ushtrimet e duhura në mënyrë që të mos keni shqetësime dhe të mos pengoni kryerjen e ativiteteve tuaj të përditshme. Gjithashtu, ushtrimet kombinojini me një ushqim të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit