3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Çfarë duhet të dini përpara se të blini një orë inteligjente

Më të lexuarat

Një shpikje relativisht e re e teknologjisë, ora inteligjente ofron shumë mundësi që mund t’i kontrolloni si nga një kompjuter vetëm duke klikuar në kyçin tuaj të dorës.

Një orë inteligjente është një orë dore e kompjuterizuar që ka funksione përtej matjes së kohës. Teksa modelet e hershme mund të performojnë detyra bazë si llogaritjet, përkthimet dhe lojëra për të luajtur, ora inteligjente e kohëve të sotme është një kompjuter që vishet. Shumë modele orësh mund të hapin aplikacione për celularë, ndërsa disa prej tyre kanë një sistem operativ celulari dhe funksionojnë për të luajtur zërime, radio dhe video. Ka edhe nga ato modele orësh, të cilat mund të funksionojnë si celularë njëkohësisht.

Nuk keni përse të habiteni nëse orët e sotme përfshijnë kamera, busulla, termometra, makina llogaritëse, ekran me prekje, lokalizues GPS, harta, programues ose karta memorie të gjitha këto të pranishme edhe në mjete të tjera të përparuara të teknologjisë.

Ashtu si kompjuterët, një orë inteligjente mund të mbledhë informacion nga sensorë të brendshëm ose të jashtëm. Mund të kontrollojë apo të marrë të dhëna nga kompjuterë dhe mund të pranojë teknologji me WI FI.

Ndarja kryesore e orëve inteligjente sot është në ora normale të përparuara teknologjikisht dhe ora inteligjente sportive. Këto të fundit kanë aplikacione që matin aktivitetin fizik të atij që e mban veshur. Orët e tjera mund të bashkëveprojnë me aplikacione smartfoni për të kryer detyrat e tyre.

Modelet e orëve inteligjente variojnë sot nga 150 deri në mijëra dollarë. Ju mund të blini modelet e shtrenjta me prekje, sistem operativ Android, hartë Google, lajmërime dhe aplikacione të tjera ose mund të pranoni një model më të lirë.

10 modelet më të shitura të 2015

Ora One Touch nga Alcatel nuk është një produkt i mrekullueshëm, por mund të jetë një fillim i mbarë për rreth 150 dollarë. Ka një dizajn tërheqës dhe nëse doni të keni lajmërime me tekst dhe të shihni orën është një produkt shumë i mirë. Karikohet lehtësisht, ka një input USB dhe është plotësisht kundër ujit.

Pebble Steel ka një kornizë prej metali kombinuar me një pamje serioze dhe kushton vetëm 120 dollarë. Mund t’ju vijnë mesazhe, email-e dhe lajmërime të tjera me një kosto të ulët, por nuk do të keni ndriçim dhe shkëlqim siç ofrojnë orët e tjera më të shtrenjta. Kjo orë ka bateri prej të paktën katër ditësh. Ora shkon mirë me sistem operativ iOS dhe Android. Megjithatë, limiti prej tetë aplikacionesh të shkarkuara është paksa bezdisës.

LG G Watch R ia ka dalë të jetë një nga orët e para inteligjente që ngjan si një orë. Ka një procesor 1.2 GHz Snapdragon 400, RAM prej 512 MB, memorie të brendshme 4GB dhe një bateri 410mAh gjë që e bën orën të vlefshme për t’u marrë në konsideratë. Nëse doni një orë inteligjente LG provoni versionin Urbane. Vlera 290 dollarë.

Samsung ricikloi dizajnin e mëparshëm kur bëri modelin Samsung GearLive. Me forma të harkuara dhe një pamje tepër dinjitoze, ky produkt mund të bëhet i juaji për 150 dollarë. Ka Wi-Fi të brendshëm dhe merr përditësimet më të fundit të Android gjë që e bën më të lehtë të lidheni me telefonin tuaj kudo. Po ashtu, GearLive ka një gjurmues pulsi.

Moto 360 është një model serioz i kompanisë Motorola që vjen në ngjyrën e hekurit ose të zezë, po ashtu rripi prej lëkure e bën edhe më të bukur. Moto 360, ashtu si LG G Watch R, nuk vjen si një kompjuter i lidhur në kyçin tuaj, por ka një pamje analogu. Procesori është paksa i pamjaftueshëm dhe bateria konsumohet më shpejt se modelet e tjera. Vlera është 120 dollarë.

Pebble Time ka më shumë ngjyra në ekran dhe tipare të reja në desktop. Me vlerë vetëm prej 200 dollarësh, Time ka përparësi në sistemin Android dhe mbështet më pak iOS, por gjithashtu është alternativa më e mirë për një çmim të lirë të Apple. Një orë që është ndryshe nga të tjerat dhe që nuk do t’ju zhgënjejë për ato që ofron.

Asus Zenwatch është modeli i duhur nëse jeni të dhënë pas orëve me stil dhe që shkojnë përtej pamjes së zakonshme. Ka një diferencë në lidhje me orët e tjera Android, por është sigurisht një version që lë përshtypje tek ata që e zotërojnë. Përditësimet ia kanë shtuar performancën dhe nga dita në ditë kjo orë po bëhet gjithnjë e më konkurruese.

LG Urbane është një version klasik ore me një super teknologji të inkorporuar, ka një pamje më sportive dhe një veshje më të hollë ndërsa ngjyrat i kanë dhënë një paraqitje që ia vlen. Për 280 dollarë kjo orë hyn te top klasifikimi i orëve më të mira. LG Urbane mbështet sistemin operativ iOS.

Sony Smart watch 3. Nëse keni në dispozicion 270 dollarë për një orë inteligjente shpenzimi i duhur shkon për këtë model të Sony. Ora ofron një përpjesëtim të drejtë çmim/ofertë dhe është në fakt një nga më të mirat që mbështesin sistemin Android. Ka GPS dhe Wi-Fi, po ashtu një procesor Snapdragon 400, RAM prej 512MB, memorie 4G dhe Bluetooth.

Apple Watch. Gjithçka që kërkoni nga një orë inteligjente do ta gjeni të personifikuar në këtë version të Apple. I përngjan një kompjuteri që mund ta mbani në kyçin tuaj të dorës. Vlera varion në bazë të versionit që do të merrni nga 350 dollarë deri në 600 dollarë. Aspekti më pozitiv i kësaj ore është fakti që kjo orë ka shumë mundësi aplikacionesh, gjë që e bën atë të parezistueshme.
*Burimi: Tech Radar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit