15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

‘Çetnikja’ Antonijevic lirohet me kaucion

Më të lexuarat

Policia e Kosovë ka liruar nga paraburgimi serben nga Beogradi, Snezana Antonijevic, e cila në ditë më parë u arrestua në afërsi të Vushtrrisë, bashkë me katër serbë të tjerë, pasi që tek ta u gjet material propagandues, përkatësisht, gazeta të “lëvizjes çetnike Ravnagora”.

Avokati mbrojtës, Ljubomir Pantovic, i ka thënë agjencisë Beta se ajo është liruar që të mbrohet në liri, pasi ka paguar kaucionin në vlerë prej pesë mijë eurosh.

Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, rasti është iniciuar si vepër penale e paraparë në bazë të nenit 115 të Kodit Penal të Kosovës, “Nxitje e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit