20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ç’është ‘telefoni budalla’, ja pse po përdoret masivisht nga miliarderët

Më të lexuarat

Trendi i ri i vitit 2019 mbërrin nga Londra dhe është minimalizimi dixhital. Kundër varësisë ndaj smartphonit, lidhjes me internet 24 orë pa pushim, po përhapet një zgjidhje e re. Përdorimi i një telefoni celular të gjeneratës së vjetër, pa internet për të mos pasur rrjete sociale, Whatsapp, email etj. Është pagëzuar me emrin ‘Dumb Phone’, telefoni budalla.

Përdorimi i këtyre pajisjeve po përhapet më shpejtësi të madhe në Kore. Por sukses të jashtëzakonshëm po gjen në kryeqytetin britanik, Londër, në radhët e manaxherëve më të suksesshëm dhe miliarderëve, duke përfaqësuar një status simbol tek të rriturit. Sipas anketimeve, sot luksi i vërtetë është koha e lirë, dhe aktivitetet online dhe rrjetet sociale përdoren vetëm në zyrë.

Dhe ecja nëpër rrugë, sipas atyre që kanë përqafuar tendencën e re, ka marrë tjetër formë dhe rëndësi, pa ankthin e kontrollit të smartphonit në çdo moment, por edhe të ndjerit më humanë teksa shijonë qytetin dhe jo ekranin e vogël, duke rifituar një gjë që s’ka çmim, lirinë dhe trurin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit