16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ç’ËSHTË MESATARIA?

Më të lexuarat

Ç’ËSHTË MESATARIA?

Kuptimet gjuhësore që i janë dhënë kësaj fjale janë të llojllojshme por të gjitha janë pozitive dhe prej tyre duhet të frymëzohemi për të përmirësuar praktikat dhe për të ngritur cilësinë e tyre. Fjala origjinale (uesat-uesatijjeh) merr kuptimin e drejtësisë, korrektësisë, qëndrimin mes dy skajshmërive, por përdoret edhe për të përshkruar gjënë më të mirë.
Në terminologji dhe përdorim praktik, ky nocion gjithnjë i referohet të mirës, të mbarës dhe pozitives me kuptime në shkallë të ndryshme. Nëse analizojmë kuptimet që kanë ardhë në Kur’an dhe sunet, do të shohim se ky nocion përdoret për dicka që I plotëson dy kritere të rëndësishme: të jetë më e mira dhe të jetë e drejtë.
Lidhja mes mesatarisë dhe mirësisë superiore vërehet kur krahasojmë dy ajete të Kur’anit:
“Kësisoj, Ne u bëmë juve umet mesatar…” (Bekare, 143)
“Ju jeni umeti më I mirë që është paraqitur në mesin e njerëzve…” (Ali Imran, 110)
Duhet vërejtur se në përdorimin terminologjik dhe fetar, mesataria nuk kuptohet gjithmonë si pozitë mes dy skajshmërive, ngase drejtësia është mesatari, por përballë saj qëndron vetëm padrejtësia, pastaj e vërteta, përballë saj qëndron e kota, gënjeshtra, e kështu me radhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit